Si të tërhiqni më shumë klientë, qiramarrës dhe investitorë në biz... - Business Magazine Albania

Si të tërhiqni më shumë klientë, qiramarrës dhe investitorë në biznesin tuaj të pasurive të paluajtshme

Tregu i pasurive të paluajtshme është një prej më konkurruesve në botën e biznesit, ndaj tërheqja e klientëve të rinj, qiramarrësve apo investitorëve kërkon më shumë sesa thjesht një faqe interneti të bukur apo një logo tërheqëse. Gjenerimi i klientëve potencialë është jetik për suksesin dhe qëndrueshmërinë afatgjatë të çdo biznesi në këtë fushë. Por si mund të tërhiqni vëmendjen e audiencës që ju intereson më shumë?

Sipas ekspertit të fushës, Dave Spooner, gjithçka fillon me një analizë të thjeshtë por thelbësore, kush është publiku juaj? Cili grup demografik ka më shumë gjasa të jetë i interesuar për shërbimin tuaj? Ku qëndrojnë ata, çfarë media konsumojnë dhe si mund t’i afroni në mënyrën më natyrale?

Pasi e keni identifikuar audiencën tuaj të synuar, janë disa strategji të cilat, nëse përdoren saktë, mund të rrisin ndjeshëm numrin e klientëve potencialë.

Lexo gjithashtu: Demo Day e Growpreneur dëshmon se startup-et shqiptare janë gati për tregun global

Rëndësia e referimeve dhe bashkëpunimeve profesionale

Nëse jeni të sigurt për cilësinë e shërbimit që ofroni, klientët e kënaqur janë karta më e fortë për tërheqjen e të tjerëve. Shpeshherë, njerëzit kanë më shumë besim tek një përvojë personale sesa një reklamë. Për këtë arsye, kultivoni marrëdhënie me klientët ekzistues dhe inkurajoni që ata t’ju rekomandojnë tek të afërmit dhe miqtë.

Gjithashtu, bashkëpunimi me agjentë të tjerë të pasurive të paluajtshme, të cilët mund të përfitojnë një komision për çdo referim të suksesshëm, është një strategji që sjell përfitime të dyanshme.

Lexo gjithashtu: Mësimet që nuk i jep asnjë shkollë, 4 leksione nga sipërmarrëset që po ndryshojnë botën e biznesit

Përdorimi i fuqisë së rrjeteve sociale

Në epokën digjitale, rrjetet sociale janë bërë një mjet i domosdoshëm për marketing. Platforma si LinkedIn, Facebook, TikTok apo edhe X (ish-Twitter) ofrojnë mundësinë për të ndërtuar një imazh profesional dhe për të komunikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë me një audiencë të gjerë.

LinkedIn, në veçanti, është platformë ideale për të ndarë përmbajtje profesionale, histori suksesi apo këshilla të vlefshme për menaxhimin e pronave. Ndërkohë, TikTok dhe Instagram mund të përdoren për video të shkurtra që prezantojnë pronat më të mira apo momentet më interesante të punës suaj.

Edhe podcastet janë një formë moderne dhe gjithnjë e më popullore e komunikimit. Duke ndarë përvoja, këshilla dhe informacione të vlefshme në formë audio, ju krijoni një marrëdhënie më të ngushtë me audiencën dhe ndërtoni autoritet në fushën tuaj.

Lexo gjithashtu: Si një nënë e trajtoi diagnozën e rrallë të vajzës si sfidë biznesi dhe e fitoi?

SEO, një investim për dukshmëri afatgjatë

Një tjetër mjet i fuqishëm është optimizimi për motorët e kërkimit, i njohur si SEO. Duke përdorur fjalë kyçe të përshtatshme në faqen tuaj të internetit dhe në përmbajtjet që publikoni, ju e rrisni shansin që njerëzit t’ju gjejnë më lehtë kur kërkojnë shërbime të ngjashme.

Në një treg ku konkurrenca është e lartë, të qenët në faqen e parë të rezultateve të Google mund të bëjë diferencën mes një klienti të humbur dhe një marrëveshjeje të mbyllur.

Angazhimi në komunitet, marketingu më organik dhe më i besueshëm

Sipas Spooner, një nga format më efektive të marketingut është pjesëmarrja në jetën e komunitetit. Panairet lokale, aktivitetet e lagjes apo ndeshjet sportive janë raste ideale për të qenë pranë njerëzve dhe për të ndërtuar besim. Këto janë mundësi jo vetëm për të promovuar shërbimet tuaja, por edhe për të krijuar lidhje të drejtpërdrejta me individë që mund të jenë klientët tuaj të ardhshëm.

Në fund të ditës, suksesin në këtë industri nuk e garanton vetëm reklama, por ndërtimi i një reputacioni të mirë dhe lidhjeve të qëndrueshme. Përdorni kombinimin e teknologjisë, përvojës personale dhe përfshirjes lokale për të krijuar një strategji që sjell jo vetëm klientë të rinj, por edhe partneritete afatgjata.

Entrepreneur

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0