Jini të qartë në atë që kërkoni për një aplikant të suksesshëm
Natyrisht, para se të filloni të intervistoni aplikantët, është e rëndësishme që të merrni pak kohë për të përcaktuar karakteristikat që kërkoni në një konkurent ideal. Jini të qartë edhe për kriteret tuaja. Ju gjithashtu do të duhet të jeni në gjendje të dalloni “përsosmërinë e shitjeve” nga standardet më të vogla. Si do ta dini kur e keni gjetur kandidatin e duhur?
Një kombinim i faktorëve mund t’ju tregojë, në varësi të nevojave tuaja. Për shembull, ju mund të kërkoni arritje dhe diploma arsimore, certifikata profesionale, referenca, teste para punësimit, rekomandime, etj. Pjesa thelbësore është ta marrësh këtë vendim. Kështu, ju do të kuptoni atë që kërkoni gjatë procesit të intervistimit.
Mos e nënvlerësoni kulturën e kompanisë. Edhe aplikanti më i kualifikuar mund të mos përshtatet me mjedisin dhe atmosferën ekzistuese të kompanisë suaj. Personaliteti dhe qëndrimi i duhur mund të jenë po aq të rëndësishëm sa aftësitë e duhura.
Kuptoni ligjshmërinë e një interviste për punë
Ju mund të dëshironi të merrni përgjigje për pyetje specifike dhe mund të jeni në gjendje të artikuloni një arsye të përkryer bindëse për ta kërkuar atë. Flitet për të dhëna sensitive, të dhëna personale. Këtu përfshihet raca, origjina kombëtare, feja, identiteti gjinor, orientimi seksual, aftësia e kufizuar, mosha, shtetësia, statusi. Mos harroni të mbani pyetjet tuaja brenda kufijve të aftësisë së aplikantit për të përmbushur detyrat aktuale të punës. Pyetjet në lidhje me aftësitë, përvojën dhe arsimin janë për këtë arsye të rëndësishme. Nëse jeni i shqetësuar për disa aspekte të performancës së punës fizike, bëni direkt atë pyetje, në vend që të pyesni nëse personi është i paaftë.
Zgjidhini me kujdes pyetjet tuaja
Përcaktoni me kujdes pyetjet tuaja dhe mos kopjoni pyetje të rastit nga ndonjë listë. Pyetjet që kërkoni duhet të jenë të përshtatura për kompaninë tuaj dhe pozicionin në fjalë. Dalloni aftësitë dhe përvojën. Krijoni pyetjet për të nxjerrë informacionin që ju duhet me të vërtetë, të rëndësishme për pozicionin në fjalë.
Tregojuni kandidatëve tuaj se çfarë i pret
Nuk ka nevojë që procesi i intervistimit dhe aplikimit të punës të bëhet një mister. Shpjegojuni të intervistuarve tuaj saktësisht se çfarë do të ndodhë kur intervista të jetë planifikuar. Le ta dijë se ku dhe kur do të zhvillohet intervista, por gjithashtu t’u tregoni atyre se kush do të bëjë intervistimin, si emrin dhe titullin. Mos provoni të befasoni. Sa më e ndershme të jetë që nga dita e parë, aq më shumë kandidati do të vlerësojë kompaninë tuaj.
Jepini kandidatit kohë dhe hapësirë për t’u përgjigjur
Nëse e gjeni veten duke menduar se sa kohë keni që po flisni, mund të keni rënë në një kurth shumë të zakonshëm të intervistës. Ju keni harruar të lejoni që kandidati t’i përgjigjet pyetjes. Duhet të jetë një bisedë, jo një monolog.
Jepini edhe vetes më shumë kohë
Mos u mundoni të nxitoni në këtë proces. Përkundrazi, kërkoni mënyra për të caktuar një orar fiks dhe të përshtatshëm. Përdoreni këtë për të shqyrtuar aplikimin, ose CV-në e kandidatit, si dhe për të bërë shënime, për të shqyrtuar pyetjet tuaja dhe për t’u përgatitur për vetë intervistën.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.