Si të shmangi një "burnout" të mundshëm në punë? - Business Magazine Albania

Si të shmangi një “burnout” të mundshëm në punë?

Si të shmangi një "burnout" të mundshëm në punë?

Nëse ndiheni të rraskapitur në fund të një dite të rëndë në punë, ka mundësi që të keni menduar shumë.Studiuesit kanë zbuluar se përdorimi i tepërt i lëndës gri (në tru) mund të shkaktojë lodhje mendore, duke e bërë më të vështirë marrjen  e vendimeve.

Hulumtuesit analizuan përbërjen kimike të trurit të dy grupe njerëzish në një ditë pune. Njëri grup u ngarkua me detyra të lehta, ndërsa tjetrit iu kërkua të kryente versione më komplekse të të njëjtave detyra njohëse. Shenjat e lodhjes, si zvogëlimi i bebes së syve, u regjistruan vetëm te grupin që kryente detyra më komplekse.

Duke përdorur spektroskopinë e rezonancës magnetike, kërkuesit e Spitalit Universitar Pitie-Salpetriere në Paris zbuluan se puna njohëse me intensitet të lartë nxit grumbullimin e glutamatit – një substancë kimike që përdoret nga qelizat nervore për të transmetuar sinjale te qelizat e tjera – në korteksin paraballor.

Menaxhimi i niveleve të tepërta i bën më të vështira aktivitetet e tjera të korteksit paraballor, si planifikimi, procesi vendimmarrës, duke i shtyrë subjektet të favorizojnë veprime që kërkojnë pak përpjekje dhe me shpërblim të lartë, ndërkohë që fillojnë të ndiejnë lodhjen mendore.

Një nga autorët e studimit, Mathias Pessiglione, tha se teoritë e mëparshme hamendësonin se lodhja ishte një iluzion i krijuar nga truri për të na ndalur në atë që po bëjmë dhe për të na shtyrë drejt një aktiviteti më të këndshëm.

“Por rezultatet tona tregojnë se puna njohëse nxit një ndryshim të vërtetë funksional – grumbullimin e substancave të dëmshme – pra lodhja do të ishte një sinjal që na bën të ndalim së punuari, por për një qëllim të ndryshëm: ruajtjen e integritetit të funksionimit të trurit”.

Studiuesit thanë se monitorimi i ndryshimeve të substancave kimike në korteksin paraballor, mund të sjellë ndërlikime praktike, si për shembull ndihma në zbulimin e lodhjes rraskapitëse mendore për të shmangur burnout në vendin e punës.bloomberg

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0