WIZZ AIR NDAN DISA KËSHILLA KRYESORE PËR TË GJITHË PASAGJERËT SHQIPTARË
Ndërsa ju përgatiteni për udhëtimet e prillit, është shumë e rëndësishme të dini të gjithë truket për të ruajtur sa më shumë hapësirë në valixhet tuaja. Me synimin e përmirësimit të udhëtimeve tuaja, Wizz Air ka përzgjedhur disa këshilla për paketimin e valixheve: Si të ruani sa më shumë hapësirë për të shmangur problemet në aeroport, duke ndjekur rregullat e linjës ajrore.
Për të pasur një përvojë sa më të rehatshme, Wizz Air ofron udhëzime të qarta mbi detajet e valixheve. Për çantat që merren me vete në bord, pasagjerëve u lejohet deri në 10 kg në përmasa që nuk i kalojnë 40 x 30 x 20 cm. Është shumë e rëndësishme që këto çanta të vendosen poshtë sediljes përballë jush, apo në vendin ku vendosen valixhet sipër sediljeve, për të pasur një udhëtim sa më të sigurt. Mjetet e lejueshme përfshijnë: çantat e laptopit, cantat e dorës dhe çantat e shpinës. Në të kundërt, pasagjerët mund të marrin një valixhe, gjithashtu me peshë maksimale 10 kg, por, valixhet nuk duhet t’i kalojnë përmasat 55 x 40 x 23 cm dhe mund të blihen përmes Wizz Priority.
Për sa i përket pasagjerëve që kanë valixhe të cilat nuk mund të merren me vete në bord, ata këshillohen të paraqiten në aeroport të paktën tre orë përpara fluturimit të tyre, në mënyrë që të kenë mjaftueshëm kohë për të lënë valixhet dhe për të kaluar procedurat e sigurimit. Një këshillë tjetër e rëndësishme është se pavarësisht nëse keni kryer një rezervim në grup, secili pasagjer nuk duhet të kalojë peshën e valixhes së tij dhe nuk mund ta bashkojë atë me një person tjetër, pasi valixhja është individuale dhe rregullat i përkasin vetëm asaj valixheje.
Një tjetër këshillë kryesore për një paketim sa më të mirë të valixheve tuaja është planifikimi i veshjeve. Sigurohuni të merrni veshje të cilat mund t’i kombinoni për të ruajtur sa më shumë hapësirë në valixhe. Një tjetër truk, është rrotullimi i rrobave, pra t’i vendosni ato në valixhe në formën e një tubi. Është një teknikë e provuar dhe e vërtetuar që kursen shumë hapësirë në çantat tuaja. Kjo metodë gjithashtu lejon që rrobat mos të rrudhosen shumë gjatë udhëtimit.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.