Si të rrisni fëmijë të ndergjegjshëm? 4 fjali që e bëjnë të vërtetën të ndihet e sigurt - Business Magazine Albania

Si të rrisni fëmijë të ndergjegjshëm? 4 fjali që e bëjnë të vërtetën të ndihet e sigurt

Prindërit e fëmijëve të suksesshëm dinë këto 5 gjëra që shumica nuk i dinë

Gënjeshtra e një fëmije shpesh shihet nga prindërit si mungesë respekti ose sjellje që duhet ndëshkuar menjëherë. Por sipas ekspertes së prindërimit dhe zhvillimit emocional, Alyssa Blask Campbell, ndëshkimi krijon frikë, dhe frika prodhon edhe më shumë gënjeshtra.

Sipas saj, gënjeshtra tek fëmijët është pjesë normale e zhvillimit dhe tregon se truri i tyre po mëson të planifikojë, të imagjinojë dhe të zgjidhë probleme. Nuk është një dështim moral, por një fazë që kërkon qasje të zgjuar nga prindërit.

Ekspertja thekson se çelësi për të rritur fëmijë të ndershëm është ta bësh ndershmërinë të ndihet e sigurt, jo e frikshme. Në vend të qortimit apo turpërimit, ajo rekomandon përdorimin e fjalive që transmetojnë dashuri, siguri dhe mirëkuptim, si: “Nuk jam i/e zemëruar, dua vetëm të kuptoj çfarë ndodhi” ose “Të dua edhe kur gabon, është e sigurt të më thuash të vërtetën”.

Campbell sugjeron që prindërit të shohin gjithmonë stresin apo frikën që fshihet pas një gënjeshtre. Në shumë raste, fëmijët gënjejnë për të shmangur ndëshkimin, për të mos zhgënjyer dikë ose për të ruajtur pavarësinë e tyre. Kur prindi reagon me qetësi dhe empati, fëmija mëson se e vërteta çon drejt zgjidhjes, jo drejt dënimit.

Për të ndërtuar një kulturë ndershmërie në familje, ekspertja këshillon prindërit të normalizojnë gabimet, të pranojnë emocionet e fëmijëve dhe të ruajnë kufij të qartë pa humbur ndjeshmërinë. Sa më i sigurt të ndihet një fëmijë emocionalisht, aq më i hapur do të jetë për të thënë të vërtetën, edhe kur ajo është e vështirë.

Mesazhi i saj është i qartë, në vend që të pyesim “si ta ndaloj fëmijën të gënjejë?”, duhet të pyesim “nga çfarë po përpiqet të mbrohet?”. Vetëm kështu ndërtohet një marrëdhënie besimi që zgjat gjithë jetën.

cnbc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0