Ju jeni në një lokal kur një i panjohur ju vjen pranë dhe ju bën një ofertë të jashtëzakonshme lidhur me një iPhone 6. Ai do ta shesë sa më shpejt dhe ju arrini në përfundimin se telefoni është fallco. Fatkeqësisht iPhone fallco nuk vihen re gjithmonë. Shpesh ato paraqiten në reklama online të ligjshme ose në dyqane të vërteta. Pavarësisht se ku shfaqen, ato janë aty dhe njerëzit që i blejnë zhvaten.
Sa i madh është ky problem?
Se sa iPhone fallco shiten aktualisht në Amerikë është e vështirë ta thuash. Apple nuk do ta diskutojë këtë çështje pavarësisht kërkesave të vazhdueshme për të marrë informacion. Grupet e monitorimit kundra fallcitetit thanë se problemi është i madh.
Por ato nuk ofrojnë shifra. Por prova më e madhe është kjo: më shumë se 40.000 iPhone fallco janë kapur në Kinë. Shitjet e produkteve fallco nuk është një fenomen i ri në botë. Rastet më të fundit janë regjistruar në Kaliforni ku një baba dhe djali i tij u kapën tek shitnin iPhone fallco. Gjithashtu dy dyqane në Maryland u konstatuan se po shitnin telefona fallco. iPhone fallco janë pjesë e një problemi shumë më të madh të aparaturave elektronike fallco.
“Pajisjet elektronike fallco ishin produktet e dyta në radhë që u konfiskuan në vitet 2013-2014 me një total vlere 145.86 milion dollarë dhe 162.20 milion dollarë respektivisht,” tha Matthew Bourke, zëdhënës i Qëndrës për të Drejtat e Pronës Intelektuale duke shtuar “Mos harroni se këto shifra janë vetëm pajisjet e konfiskuara dhe jo volumi real i mallrave fallco të shitura, i cili mendohet të jetë shumë më i madh.”
Pajisjet elektronike fallco zënë rreth 13 % të gjithë produkteve fallco të konfiskuara nga qeveria amerikane.
Pavarësisht se sa i madh është ky numër, problemi është se çfarë duhet të bëni kur një djalë ju ofron një çmim të mirë për një iPhone që ndoshta është fallco?
Pikë së pari, ju duhet të dini se ka dy lloje telefonash fallco.
Frankenphones
Më të vështirët për tu pikasur janë telefonët që përmbajnë pjesë të vërteta të Apple dhe të cilët punojnë me sistemin operativ iOS por janë montuar nga pjesë kontrabandë ose nga pjesë të marra nga telefonë të destinuar për riciklim. Në pamje të parë, telefona të tillë fallco mund të duken shumë të mirë. Por ka disa shenja që mund tju tregojnë se ato janë fallco. Pikë së pari, duke përdorur telefonin, ju mund të vini re se pjesa ‘software’ përgjigjejt me ngadalësi. Kjo ndodh sepse ‘motherboard” (tastiera) është nga një model më i vjetër. Por ka edhe një mënyrë tjetër që e tregon këtë gjë në një mënyrë më të sigurtë.
Kur e shikon një iPhone 6 nga pjesa e mbrapshme, ju do të shikoni numrin serial elektronik të telefonit të njohur si IMEI i cili është i gdhendur nën logon e iPhone. Ai është një numër serial unik që identifikon secilin telefon.
Ky numër gjendet edhe nëse shkoni tek Settings > General > About. Nëse këto numra nuk kombinojnë, telefoni juaj është fallco.
Android i “maskuar”
Mënyra tjetër për të krijuar telefona fallco është ‘maskimi’ i telefonit Android si një Apple. Këto raste janë më të lehta për tu vënë re por fallcifikuesit mund të të bindin lehtë. Ekrani si dhe produkti në përgjithësi mund të duket shumë origjinal. Ja se çfarë duhet të kini parasysh në këto raste:
Pikë së pari, përpiquni të kërkoni Siri duke shtypur butonin Home. Nëse nuk përgjigjet, është ose një iPhone me defekt ose fallco. Së dyti, kontrolloni ikonat në ekranin home. Për shembull, nëse shikoni një applikacion Google Play, ai nuk është një iPhone. Ose i bini lehtë ikonës App Store, nëse nuk të con tek App Store i Apple, telefoni nuk është iPhone.
Nëse kini dyshime, shikoni numrin serial të listuar tek Settings dhe mbajeni gishtin aty derisa të shfaqet fjala COPY, më pas shtypeni. Më pas, në browser të telefonit, shkoni tek online warranty checker (kontrolluesi i garancise online) të Apple. Aty fusni numrin serial të kopjuar Aty do të zbuloni modelin e iPhone tuaj dhe statusin e skadencës. Nëse është fallco, ju do të shikoni një error message.
Nga të gjitha sa thamë më lart, ajo që vlen të përmendet është se edhe nëse jeni duke e blerë telefonin në një dyqan të mirë, kjo nuk do të thotë se iPhone nuk është fallco. Për të qënë të sigurtë, shkoni në një dyqan Apple që i përket një shitësi me pakicë të autorizuar.
Shkrimi u botua nga Yahoo Tech!
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.