Si të “përqafoni” rrezikun në sipërmarrje

Si të “përqafoni” rrezikun në sipërmarrje


Jeta e një sipërmarrësi është e mbushur plot me rreziqe. Madje herë pas here pushtohet edhe nga frika e dështimit. Stepeni nga marrja e vendimeve të gabuara apo humbja e diçkaje për të cilën keni punuar fort. Sidoqoftë ju do të përshtateni me këtë pjesë dhe me siguri do të vijë momenti kur do të fajësoni veten që keni penguar rritjen e biznesit tuaj. Si një sipërmarrës, rreziku është i pashmangshëm. Nëse jeni shumë të frikësuar për të trajtuar këtë rrezik, synimet tuaja sipërmarrëse nuk do të realizohen kurrë. Përqafimi i rrezikut është i lehtë sapo të filloni të shihni se sa e natyrshme mund të ndihet. Këtu janë disa nga këshillat se si të filloni të përqafoni rrezikun për të rritur biznesin tuaj.

 Identifikoni mundësitë e hapura
Të jeni i pari që identifikoni një mundësi të hapur, mund të sjellë rreziqe serioze. Për fat të keq, hyrja në një hapësirë ​​të re do të thotë që po hyni në territor të paeksploruar, pra, nuk mund të jeni të sigurt që përpjekjet tuaja do të jenë të suksesshme. Edhe pse hyrja në një zonë të re është një veprim i rrezikshëm, nuk duhet të prisni që dikush tjetër të lëvizë përpara se të bëni lëvizjen tuaj. Në vend të kësaj, bëhuni pionierë. Mbani sytë hapur për zonat që konkurrentët tuaj mund të lënë hapur. Shqyrtoni arsyet pse dikush nuk është futur tek kjo hapësirë ​​dhe shikoni nëse mund të jepni një zgjidhje për këto raste.

Lexo:  Pse hapësira po bëhet një vend i rrezikshëm për të bërë biznes?

Kuptoni që nuk do të keni gjithmonë sukses
Edhe pse është e rëndësishme që si sipërmarrës të përqafoni rrezikun, kjo nuk do të thotë që këto rreziqe “do të paguhen gjithmonë me një çmim të mirë”. Nëse i përmbushni gjithmonë qëllimet tuaja, ju nuk jeni duke arritur aq sa duhet. Llogarisni me kujdes rreziqet para se t’i ndërmerrni ato. Ju dëshironi të beni dy gjëra njëherësh, të dilni jashtë perimetrave tuaj dhe të zgjidhni në mënyrë të mençur rreziqet. Mendohuni pak më shumë për vendimet tuaja duke qenë se jeni disi të gatshëm për njëfarë dështimi që ju pret. Nëse keni një plan rezervë, në rast se gjërat nuk punojnë siç keni shpresuar atëherë gjeni një mënyrë të përshtatshme për t’ia dalë mbanë.

Rrini zgjuar
Është e lehtë të jeni të kënaqur me procese dhe sisteme të caktuara që të kaluarën ju kanë sjellë suksese. Por, kur zbuloni se ai proces apo sistem nuk vlen mw, atëherë kjo do t’ju lëndojë. Është e rëndësishme të jeni me sytë katër kur e shikoni që biznesi juaj po rritet. Mos qëndroni të kyçur në idetë dhe praktikat tuaja. Ndërroni atë që po bëni, edhe nëse keni pasur sukses në të kaluarën. Tentimi i diçkaje të re dhe lëvizja me tendencat që ndryshojnë, mund t’ju ndihmojnë të sillni edhe më shumë rezultate.

Gjeni ekipin e duhur
Ju nuk mund t’a rrisni biznesin tuaj vetëm. Një organizatë e suksesshme vjen nga një grup i fortë individësh që mbështesin të njëjtin mision. Megjithatë, punësimi i një punonjësi të ri ose lidhja me një partner biznesi përfshin një nivel të lartë rreziku. Nëse ata nuk janë zgjedhja e duhur e gjithë puna juaj do të shënojë rënie. Për të përqafuar rrezikun me sukses, gjeni anëtarët e duhur të ekipit që duan të kenë sukses po aq sa ju. Kjo mund t’ju ndihmojë të kontrolloni rrezikun në mënyrë më efikase.

INC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0