Si të përgatisim nxënësit për botën globale, konferenca e Educational Centre Albania në Tiranë - Business Magazine Albania

Si të përgatisim nxënësit për botën globale, konferenca e Educational Centre Albania në Tiranë

Konferenca e sotme u mbështet nga emra të njohur botërorë si: Cambridge University Press, Oxford University Press, Pearson Education, Collins, National Geographic Learning dhe HMH

Dëgjo këtë artikull
AI Generated
0:00 / 0:00

Ditën e sotme, në ambientet e Hotel Tirana International, u zhvillua për të katërtin vit radhazi konferenca ndërkombëtare e Educational Centre Albania, “Rrugët drejt ekselencës globale: barazia, teknologjia dhe sistemet ndërkombëtare të vlerësimit”. Ky event është kthyer në një pikë referimi për komunitetin arsimor shqiptar, duke ofruar një platformë dialogu dhe shkëmbimi për mësuesit, drejtuesit e institucioneve arsimore dhe partnerët ndërkombëtarë.

Konferenca u mbështet nga emra të njohur botërorë si: Cambridge University Press, Oxford University Press, Pearson Education, Collins, National Geographic Learning dhe HMH, duke e pozicionuar Shqipërinë në hartën globale të arsimit modern.

Eventi nisi në orën 08:30 me regjistrimin e pjesëmarrësve, të ndjekur nga një përshëndetje mirëseardhjeje nga menaxherja e përgjithshme, Brunilda Muçollari, e cila ndër të tjera theksoi: “Kjo konferencë synon t’u japë mësuesve dhe institucioneve arsimore mjete konkrete dhe standarde të provuara ndërkombëtarisht, që i ndihmojnë të përgatisin nxënësit për një botë globale, ku barazia, teknologjia dhe vlerësimi cilësor nuk janë opsione, por domosdoshmëri.

Pas kësaj përshëndetjeje, nga ora 09:00 deri në 10:00, folës ndërkombëtarë si Sara Ceroni, Martin Nuttall, Ian Connor dhe Sally Landon mbajtën sesionin “Preparing Learners for the Future: Communication, Confidence and Self-Management”, ku u diskutua rëndësia e ndërtimit të aftësive komunikative, besimit në vetvete dhe menaxhimit të qëndrueshëm të nxënësve në kontekstin e arsimit global. Ceroni nënvizoi: “Nxënësit e së ardhmes duhet të jenë të përgatitur për të komunikuar dhe për të vepruar me besim në një botë gjithnjë e më komplekse.”

Më tej pjesëmarrësit ndoqën prezantimet e Pearson, ku u diskutua përdorimi i burimeve ndërkombëtare për zhvillimin e kompetencave globale të nxënësve.

Në orët pasdite, axhenda përfshiu prezantime nga Oxford University Press dhe AQA, Collins International Resources me Jenny Sharman, si dhe Cambridge IGCSE Mathematics me Sally Landon dhe Cambridge IGCSE Sciences me Ian Connor në Teuta Conference Room. Sesionet fokusohej në strategjitë dhe burimet për suksesin e nxënësve në provimet ndërkombëtare, duke u dhënë mësuesve mjete konkrete për përgatitjen e nxënësve.

Një tjetër prezantim i rëndësishëm ishte ai mbi kalimin nga programet lokale ILS tek IGCSE ndërkombëtare me folëset Effie Stathopoulou dhe Leah Hopkinson, si dhe workshop-i mbi përparimin në KS3 Maths dhe mbështetjen praktike në mësimin e shkencave, i udhëhequr nga Leah Hopkinson dhe Ferdinand Faudot-Boston. Eventi u mbyll me prezantimin e produkteve HMH dhe Heinemann nga Natali Nikolopoulou.

Konferenca e sotme vuri në dukje rëndësinë e rolit të mësuesit si udhëheqës i ndryshimit në arsimin parauniversitar, duke ofruar mjete konkrete për përqafimin e teknologjisë, zhvillimin e kompetencave globale dhe sigurimin e barazisë së mundësive për të gjithë nxënësit. Siç theksoi Muçollari: “Kjo është më shumë se një konferencë; është një hapësirë ku praktikat më të mira ndërkombëtare takohen me realitetin e arsimit shqiptar.”

Me një eksperiencë mbi 30-vjeçare në tregun shqiptar, Educational Centre është konsoliduar si një partner strategjik i institucioneve arsimore, duke ndihmuar integrimin e standardeve ndërkombëtare dhe modernizimin e praktikave mësimore në arsimin publik dhe privat.

Përmes këtij eventi, Educational Centre Albania synon të krijojë një vizion të qartë për një arsim ndërkombëtar, gjithëpërfshirës dhe të përgatitur për sfidat e së ardhmes.

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

✨ Thënia e ditës
“Suksesi arrihet më shpesh nga ata që nuk e dinë se dështimi është i pashmangshëm.”
— Coco Chanel
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0