Si të nisësh një biznes me zero para? Ja çfarë të duhet në të vër... - Business Magazine Albania

Si të nisësh një biznes me zero para? Ja çfarë të duhet në të vërtetë!

Po, e ke lexuar saktë. Mund të nisësh një biznes pa asnjë lek në xhep,  dhe nuk po flasim për mashtrime online. Në një epokë ku kostot rriten çdo ditë dhe mundësitë duken gjithnjë e më të pakta, ka ende rrugë të zgjuara dhe reale për të ndërtuar diçka tënden nga hiçi.

Lexo gjithashtu: 4 mënyra të fshehta për të ruajtur fotot në telefonin tënd përgjithmonë!

Sipas një analize të fundit të Business.com, ka dhjetëra ide biznesi që kërkojnë investim minimal ose fare. Dhe nëse ke pasion, dije bazë teknologjie dhe pak kreativitet, atëherë kjo është koha jote.

Freelancing – Shkruan, dizenjon apo programon? Mjafton laptopi dhe interneti.
Konsulencë Online – Je ekspert në diçka? Njerëzit paguajnë për të marrë këshillat e tua.
Biznes artizanal online – E ke pasion punimin me dorë? Bëji ato produkte të kthehen në të ardhura.
Asistent Virtual – Ndihmo profesionistë të zënë, nga shtëpia jote.
E-commerce dhe Dropshipping – Shit produkte pa pasur inventar në magazinë.

Lexo gjithashtu: NASA dhe Elon Musk në garë, kush do e çojë i pari njeriun në Mars?

“Kur fillova biznesin tim, kisha më shumë kohë sesa para,” thotë Allison Harrison, një juriste amerikane që nisi firmën e saj me vetëm $3,500. Ajo mësoi të ndërtonte faqe interneti, të rangonte në Google dhe të menaxhonte klientët, gjithçka falas në internet.

Sekreti? Planifikim, hulumtim tregu, dhe shumë “DIY” (bëje vetë). Nga ndërtimi i një faqeje interneti deri te fushatat në rrjete sociale, sot gjithçka është e mundur edhe pa një cent në fillim.

Dhe kur të vijnë të ardhurat e para, mund të rritesh gradualisht duke investuar në reklamim PPC, libra biznesi apo mentorim. Apo, nëse do të shkosh më tej, mund të kërkosh grante, kredi ose edhe ndihmë nga miqtë e familja, me ide të qarta dhe një plan konkret, gjithçka është më e arritshme.

Të jesh shefi yt nuk ka qenë kurrë kaq e lirë. Mos prit më, nis sot me 0 lekë dhe ndërto ëndrrën tënde nga hiçi.

Business.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0