Si të nisësh një biznes absolutisht pa para? - Business Magazine Albania

Si të nisësh një biznes absolutisht pa para?


“Ti nuk ke nevojë për para, ke nevojë për një strategji më të mirë.”

A jua ka treguar njeri këtë? A duket si një teori e largët e cila nuk lidhet me mënyrën se si operon pjesa tjetër e botës?

Një numër i madh i njerëzve që aspirojnë për t’u bërë sipërmarrës, kanë dëshirën, motivimin dhe lidershipin për të nisur një biznes, por ngurrojnë nga mungesa e parave (dhe perceptimi i tyre për rëndësinë e saj). Për ata, rruga drejt madhështisë përfundon aty. Por nuk ka pse të jetë ashtu.

Një kurs i tërë online është ndërtuar rreth deklaratës kontroverse: “ti nuk ke nevojë për para, ke nevojë për një strategji më të mirë.” Kursi i Udemy.com, “Si të nisësh një biznes pa para, pa borxh,” e bën në mënyrë të vazhdueshme këtë deklaratë dhe analizon rastet studimore të bizneseve reale që e provojnë atë.

Autorët e kursit, Peter Sage dhe Jimmy Naraine, kanë nisur biznese të ndryshme pa para dhe eksperiencën që kanë mësuar prej tyre e ndajnë me studentët. Sage është një sipërmarrës i famshëm, i cili personalisht nisi më shumë se 20 kompani, nga të cilat disa dështuan (nga ku nxorri mësime!), dhe të tjerat janë bërë histori suksesi globale. Rruga e Naraine drejt madhështisë përfshin punën për kompani si Goldman Sachs, drejtimin e bizneseve të veta dhe ndarjen e frymëzimit me më shumë se 41,000 studentë.

Për këdo që kërkon të mësojë strategjitë e suksesit se si të reduktosh nevojën për para kur nis një biznes, Sage dhe Naraine mbulojnë temat se si t’ia dalësh me ata që nuk të pëlqejnë dhe ata që mendojnë se nuk do ia dalësh në udhëtimin tënd sipërmarrës, elementët kyçë për dizenjimin e strategjisë për biznesin tënd, një ushtrim për rritjen e vetëbesimit në aftësitë e biznesit tënd dhe navigimi në rrugën me kleçka të përzgjedhjes së partnerëve.

Pas kursit duhet të kesh kuptuar këto mjete kyçe:

  • 5 mënyra për të bërë para
  • Ndryshimi midis llogarisë bankare emocionale dhe financiare
  • Mekanika e të bërit para
  • Mënyra për të krijuar para
  • Raste të ndryshme studimore për të mbështetur këto strategji

Për të ndjekur kursin online klikoni në këtë link: https://www.udemy.com/how-to-start-a-business-with-no-money-borrowing-or-credit/?pmtag=ENTREPRENEUR30

 

/Entrepreneur 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0