Si të ndryshoni profilin tuaj në LinkedIn kur doni të themeloni një biznes?

Si të ndryshoni profilin tuaj në LinkedIn kur doni të themeloni një biznes?


Nëse doni të bëni ndryshime profesionale, duhet të ndryshoni edhe profilin tuaj në linkedIn.

 E keni menduar ndonjëherë që profili juaj në LinkedIn është shumë i përshtatshëm për atë që po bëni tani, por jo për atë që ju doni të bëni? Po sikur të doni të bëni diçka të re, p.sh të hapni një biznes?

“Unë dëgjoj shpesh pyetje të tilla nga klientët. Ata kanë ndërtuar karrierën në korporata dhe kanë financa të mira, por dëshirojnë ndryshim. Mbase duan të largohen nga korporatat për tu përfshirë në botën e organizatave jofitimprurëse. Mbase ata duan të vazhdojnë punën që bëjnë, por si profesionistë të pavarur ose si si pronarë biznesesh të vegjël”, thotw Ami George, themeluese e George Communications.

Nëse ndryshimet që ju do të bëni lidhen me themelimin e një kompanie apo me të filluarit një punë si profesionist i pavarur, janë disa gjëra që duhet të ndryshoni në LinkedIn për të pasuruar profilin tuaj dhe për të fituar më shumë besueshmëri për aventurën e ardhshme profesionale. “Kur unë po themeloja biznesin tim për marrëdhënie publike 4 vite më parë, unë nuk kisha klientë të rreshtuar jashtë derës. Por fola rreth biznesit tim të ri me klientët që kam pasur gjatë punës time në korporata. Kjo më ndihmoi të tërhiqja klientë edhe për biznesin tim të ri”, shton George.

Nëse dëshironi të bëni ndryshime profesionale, më poshtë janë 4 gjëra që duhet të ndryshoni në profilin tuaj në LinkedIn.

Ndryshoni foton e profilit

E dini atë shprehjen: Vishuni sipas punës që dëshironi. Mendojeni edhe foton e profilit në LinkedIn po në këtë mënyrë. Nëse jeni një llogaritar që keni aftësi për modën dhe doni ta shndërroni atë në një biznes stilimi personal, mund të vendosni në profil një foto ku keni dalë me kostum, për tu dukur pak më shumë formal. Nëse jeni një dizejnues web-i për startup-e dhe doni të lëvizni për tu marrë me diçka më profesionale, mund të fshini foton me veshje të rehatshme dhe të vendosni një foto ku dukeni më profesionalë.

Ndryshoni foton e kopertinës

Përdoreni foton e kopertinës për të treguar interesat dhe drejtimet tuaja profesionale. Nëse jeni lodhur nga puna në zyrë dhe doni të punoni jashtë, vendosni një foto shumë të bukur që tregon ambiente jashtë. Nëse sapo keni hapur një biznes të planifikimit financiar, vendosni foto që lidhen me paratë. Jeni agjent shitjesh? Vendosni një foto të një shtëpie me tabelën “shitur”.

Lexo këtu: 7 këshilla për të krijuar përmbajtje që tërheq në LinkedIn

Ju mund të përdorni foto që i keni shkrepur vetë, ose mund të gjeni foto tek site-t që lejojnë përdorimin e imazheve të tyre si Pexels.com, Pixabay.com dhe Unsplash.com.

Nëse punon si freelancer ose fotograf me pagesë, vendosni foto që i keni shkrepur vetë si foto kopertine. Ka shumë fotografë që e lenë bosh këtë hapësirë. Vendoseni foton e kopertinës, është si një billboard për punën tuaj.

Rishkruaj seksionin ‘About’

Përdorni seksionin ‘About’ jo vetëm për të treguar rreth punës tuaj aktuale, por shkruani rreth punës prej së cilës merrni kënaqësi. Shkruani se keni një punë në korporatë, por doni të kaloni në botën e organizatave jofitimprurëse. Shruani për ndërveprimin që keni pasur me OJF. Shtoni eksperiencat vullnetare dhe gjërat që keni bërë jashtë profesionit. Tregoni vlerat tuaja.

Kujtoni se mbi të gjitha kjo është historia juaj. Përdoreni atë për të transmetuar më shumë sesa thjesht një rezyme. Në këtë mënyrë, kur të themeloni një biznes, klientët potencialë ose punonjësit tuaj të ardhshëm do e kuptojnë që ju ofroni mirëkuptim, ndërgjegjësim dhe interes të madh. Kështu, njerëzit do e kuptojnë që kjo nuk është diçka spontane dhe e re, por një lëvizje e menduar mirë nga ana profesionale.

Filloni të shkruani artikuj

Së fundmi, ndërkohë që planifikoni biznesin që do themeloni, tregoni aftësitë tuaja duke shkruar rreth saj. Planifikoni të lançoni një agjenci marketing dixhital? Filloni të shkruani dhe të postoni artikuj në LinkedIn me përmbajtje dixhitale, optimizimin e motorëve të kërkimit dhe Google analytics. Jeni një profesionist komunikimi dhe doni të filloni aktivitetin tuaj në një industri apo biznes të ri? Filloni të shkruani rreth asaj industrie apo biznesi dhe shpërndani artikuj të ekspertëve që lidhen me fushën specifike që dëshironi të punoni.

Inc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0