Si të kuptosh në 5 minuta nëse duhet të punësosh dikë - Business Magazine Albania

Si të kuptosh në 5 minuta nëse duhet të punësosh dikë


Çdo startup duhet të punësojë punonjës, të cilët duhet të jenë të motivuar, përgjegjës dhe të jetë e lehtë për të punuar me ta. Por, mund të jetë e vështirë për të zbuluar këto cilësi në një intervistë pune. Më poshtë ju njohim me 4 mënyra për të zbuluar menjëherë nëse një kandidat është i përshtatshëm për kompaninë tuaj.

Kërkojuni atyre të përshkruajnë një kohë kur ata ishin të lumtur në punë.

Kjo do të zbulojë pikat e forta dhe interesat kryesore të tyre. Gjithashtu do t’ju ndihmojë nëse mjedisi i tyre ideal i punës përputhet me atë të kompanisë tuaj.

Kërkoni integritet, inteligjencë dhe energjinë

Warren Buffet i shpërblen këto tre tipare, mbi të gjitha integritetin e të punësuarit të ri. Për të vlerësuar dikë është integriteti, pyesni për një dilemë etike me të cilën janë përballur dhe si reaguan ata.

Vlerësoni inteligjencën e tyre emocionale

Ish-ekzekutivi i Salesforce Davide Priemer rekomandon kërkimin e aplikantëve: “Nëse keni punuar për konkurrentin tuaj, si do ta trajtoni veten?”. Kandidatët, të cilët janë të vetëdijshëm për dobësitë e tyre duhet t’i përgjigjen lehtë kësaj pyetjeje.

Shikoni për flamuj të kuq

Jini të kujdesshëm ndaj të intervistuarve që janë të papërgatitur ose të paqartë. Dhe shikoni për gjuhën e trupit që tregon se ata nuk janë me të vërtetë të interesuar në këtë punë.

Amantia Kullolli

Inc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0