Si të jemi sa më pozitivë - Business Magazine Albania

 Si të jemi sa më pozitivë


Është shumë e vështirë të gjendet motivimi dhe përqëndrimi vetëm tek pozitiviteti, kur ky i fundit nuk duket asgjë më shumë sesa vetëm një mendim shumë i dëshiruar.

Të gjithëve ne, na është dhënë shumë herë këshilla që të mundohemi dhe të jemi sa më pozitivë, por sa më të mëdha janë sfidat me të cilët ne përballemi, aq më e vështirë duket për t’u realizuar kjo këshillë.

Por pengesa e vërtetë dhe ajo e më e madhja ndodhet në trurin tonë, sepse ai në mënyrë instiktive punon dhe përqëndrohet kryesisht tek ato gjëra që përbëjnë kërcënim dhe rrezik. Në fakt ky është një mekanizëm mbijetese i përdorur kryesisht në fillimet e njerëzimit, por që fatkeqsisht edhe sot e kësaj dite, na drejton gjithmonë drejt negativitetit. Prandaj të mundohemi të jemi sa më pozitivë, është një sfidë shumë e madhe, e cila kërkon përqëndrim dhe vëmendje shumë të lartë.

Pozitiviteti dhe shëndeti juaj
Pesimizmi është një prej faktorëve që ndikon më negativisht në shëndetin tuaj. Studime të shumta kanë treguar se njerëzit optimistë janë më të shëndetshëm fizikisht dhe mendërisht se ata që janë pesimistë. Martin Seligman nga Universiteti i Penslivanisë ka kryer studime të shumta mbi këtë pikë. Një prej më të fundit ka qenë edhe ajo ku ai ka bashkëpunuar edhe me univeristetin e Dartmouthit dhe atë të Miçiganit. Grupmosha e njerëzve që u morën për këtë studim varionte nga 25-65 vjeç. Të dhënat e studimit treguan se shëndeti i njerëzve pesimistë kishte tendencë të përkeqësohej më shpejt sesa ai i njerëzve optimistë, sidomos një gjë e tillë vihej re akoma edhe më shumë me kalimin e moshës.

Lexo: 10 thëniet e mia të preferuara mbi Pozitivitetin!

Pozitiviteti dhe performanca
Të pasurit e një qëndrimi sa më pozitiv nuk është vetëm në të mirë të shëndetit tuaj. Profesori Martin Seligman gjithashtu analizoi edhe lidhjen ndërmjet pozitivitetit dhe performacës. Padyshim që edhe në këtë drejtim, performaca dhe rendimenti i një personi optimist është më e lartë se ajo e një pesimisti. Kështu, për shembull, një shitës optimist shiti 37 për qind produkte më shumë sesa një kolegu i tij pesimist. Seligman është gjithashtu një prej studiuesve që është marrë më shumë me çëshjten e të menduarit pozitiv dhe madje ai ka publikuar edhe në një prej studimeve të tij. Disa teknika të thjeshta, të cilat do të ndihmojnë secilin prej nesh, për të kaluar nga mendimi negativ drejt atij pozitiv. Ja se cilat janë ato:

  1. Ndani realen nga jorealja

Hapi i parë dhe më i rëndësishëm për të qenë sa më pozitiv është që të ngrini një mur të lartë dhe të mos i pranoni më mendimet negative në kokën tuaj. Sa më shumë që ju t’i mendoni ato, aq më shumë fuqi i jepni atyre. Shumica e mendimeve tona negative janë thjesht mendime dhe jo fakte, prandaj mundohuni që të përqëndroheni vetëm në ato që janë fakte reale dhe jo tek ato që nuk ekzistojnë.

Lexo: Si arrin pozitiviteti tju bëjë të shëndetshëm dhe të suksesshëm?

  1. Përcaktoni gjërat pozitive

Pasi ju të keni kaluar hapin e parë, duhet të përqëndroheni në përcaktimin e gjërave pozitive që ju rrethojnë. Një gjë e tillë do të lehtësohet me praktikë të vazhdueshme, por ajo që ju duhet të bëni fillimisht është që të përqëndroheni vetëm tek gjërat pozitive, duke u munduar kështu edhe që të riorientoni mendimet (trurin) tuaja drejt pozitivitetit.

  1. Kultivoni tek vetja ndjenjën e mirënjohjes

Sipas një studimi të kryer në universitetin e Kalifornisë, Davis, u zbulua se të gjithë njerëzit që mundoheshin të kultivonin dhe të rrisnin ndjenjën e mirënjohjes tek vetja e tyre, ishin gjatë gjithë kohës me humor të mirë, energji pozitive dhe përjetonin më pak ankth se njerëzit që nuk ishin aspak mirënjohës.

TalentSmart

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0