Si të dalloni një shitës apartamenti të sinqertë nga një mashtrues - Business Magazine Albania

Si të dalloni një shitës apartamenti të sinqertë nga një mashtrues

Blerja e një apartamenti apo një prone çfarëdo është një investim shumë i madh në jetën e një individi. Nuk është thjeshtë fakti që bëhesh pronar i një prone, por më shumë si shënjuese e një faze të re në jetën tonë. Me blerjen e një prone ti tashmë mund ta konsiderosh veten me shumë fat pasi je bërë pjesë e grupit të njerëzve me ekonomi të qëndrueshme dhe je gati për vazhdimin e pjesës tjetër te jetës, në atë që nuk është thjesht prona jote por apartament në të cilën do të krijosh kujtimet më të bukura. Nëse jeni duke kërkuar për garsoniere ne shitje tirane, klikoni për të parë postimet. Por kujdes, nga pakujdesia fati mund t’ju kthehet mbrapsht dhe mund të bini preh e ndonjë mashtrimi.

Ka një numër të madh mashtrimesh që ndodhin çdo ditë. Askujt nuk i pëlqen të mashtrohet. Por kur bëhet fjalë për mashtrimet që ndodhin më shitjet e pronave, të cilat janë shumë të kushtueshme, ju mund të humbisni më shumë se sa thjesht humorin e mirë me të cilën kishit nisur atë ditë. Mashtrimet me pronat janë një problem shumë serioz si për pronarët që duan të shesin apartamentin e tyre por edhe për blerësit.
Blerja e një apartamenti apo një prone çfarëdo është një investim shumë i madh në jetën e një individi. Nuk është thjeshtë fakti që bëhesh pronar i një prone, por më shumë si shënjuese e një faze të re në jetën tonëNdërsa shumica e transaksioneve të blerjes së pronave bëhen nga individë profesionistë, të përgjegjshëm dhe të besueshëm, është shumë e rëndësishme për ju që para se të merrni një hap të tillë të merrni informacion mbi llojet e mashtrimeve që ka rreth e rrotull. Në këtë mënyrë do të shmangni që të bëheni preh e këtyre mashtrimeve.

Si mund të dalloni një pronar dinak?

1.Ushtron presion tek ju
Gjeja e parë që ata bëjnë është presioni që të veproni sa më shpejt dhe pa menduar. Në fillim duket sikur thjesht po të nxisin që të mos humbasësh një ofertë fantastike por e vërteta nuk është kështu. Ju duhet të merrni kohën që ju nevojitet për të vendosur në qoftë së do të beni një investim të këtyre përmasave. Prandaj nësë shikoni një pronar që sillet në këtë mënyre me ju atëhere gjëja më e mirë që mund të bëni është të largoheni ose të kërkoni ndihmën e një profesionisti që në këtë rast do ishtë një agjent i pasurive të patundëshme.

2. Ofertë e pabesueshme
Ky është një mashtrim që bëhet shpesh nga pronaret e apartamenteve. Çfarë do të thotë kjo? Shpesh pronaret mundohen të mbulojnë problemet që mund të këtë prona. Çmimi i shitjes ndoshta nuk është shumë i lartë por kjo pronë në dukje të parë duket si ofertë shumë e mirë pasi nuk ka asnje problem. Në fakt kjo është shenja e parë që tregon një shitës prone dinak.

Prona mund të ketë probleme nga me të ndryshmet. Si për shembull: mund të ketë mungesë dokumentacioni apo dhe ndonjë problem teknik të tipit probleme me strukturen, mure të prishura etj. Këto probleme mund t’ju harxhojnë ju shumë kohë dhe para, ndërkohë pronari që i dinte të gjitha këto i ka fshehur.

Si ti shmangeni këtyre mashtrimeve?

Duke qënë se shpesh këta pronar fillojnë e miqësohen me klientin potencial dhe fillojnë të kenë komunikim digjital me ta, bëhet pak më e vështirë për t’ju shmangur. Por nëse nuk doni të bini preh e këtyre mashtrimeve është shumë e rëndësishme që ju të qëndroni vigjilent. Më poshtë do ju listojmë disa teknika që duhet të ndiqni në mënyrë që të shpëtoni nga mashtrimet.

Teknikat që mund dhe duhet të ndiqni në qoftë së ndjeni që po bini preh e ndonje mashtrimi janë:

1.Konsultohuni më një profesionist të licensuar.
Gjeja më e mirë që mund të bëni është të lidheni me një agjent të pasurive të patundshme që mund t’ju sugjeroj pronar të cilet janë të besueshëm. Nëse dikush ju kontakton pa ju njohur më parë atëherë ju duhet të filloni të verifikoni nëse janë duke thënë të vërtetën.

2.Mbani të dhënat tuaja të sigurta
Kurrë mos jipni informacionet tuaja financiare ose personale dikujt që nuk i besoni. Gjithashtu mos i shpërndani të dhënat tuaja me email apo në website të ndryshmë pas kjo mund t’ju kthehet kundër. Gjithmonë duhet të jeni shumë të kujdesshëm me të dhënat tuaja personale pasi asnjëherë nuk i dihet se për çfarë mund të përdoren. Zgjidhni të bashkëpunoni me faqe të besuara që kanë shiten apartamente në tiranë dhe në qytet të Shqipërisë.

3.Shmangni parapagesat
Mos bëni parapagesa të pajustifikuara. Në qoftë se dikush ju shtyn të bëni një parapagesë me justifikim që duhet të beni një depozitë sigurie thjesht po ju ushtron presion që të merrni vendime të pamenduara. Ju nuk duhet të bini preh e një presioni të tillë pasi vlera e investimit që jeni gati për të bërë është shumë i madh e mund t’ju ndryshoj komplet jetën. Gjithashtu në qoftë se ju ndryshoni mendim, dhe nuk e dëshironi më atë shtëpi, pronari mund të mos ju kthej më depoziten e sigurisë.

Procedura e kërkimit të një shtëpie apo apartamenti mund të bëhet shumë e lodhshme por e rendësishme është që të mos lini kërkimin pas dore. Shumë shpejt do të gjeni shtëpinë e cila do të jetë perfekte për ju dhe do të jetë një investim shumë i mire për të ardhmen tuaj. Mos harroni, nuk duhet të fokusoheni vetëm tek çmimi por dhe te cilësi të tjera të pronës të cilat mund të lehtësojnë jeten tuaj. Mund të zgjidhni një shtëpi që të jetë afër qëndres, te këtë gjithashtu afër shkolla, markete dhe facilitete të tjera që mund t’ju duhen për të bërë jetën tuaj akoma dhe më të lehtë.

Ka shumë pronar që dua të shesin shtëpitë e tyre problematike. Qofshin këto probleme me dokumenta të ndryshme si: certifikatat e pronsisë, hipoteka apo dhe probleme teknike të tipt mobilje të prishura në rastin kur dëshironi të blini një shtëpi të mobiluar apo probleme më strukturën e shtëpisë. Ne ju këshillojmë se para se të vendosini për një shtepi tuajën të beni kërkimet tuaja mbi historikun e pronave në shitje ose mund të kontaktoni dhe më agjensit të pasurive të patundshme që mund ti gjeni të listuar këtu.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0