Si të dalloni një Rolex fallco? - Business Magazine Albania

Si të dalloni një Rolex fallco?


Edhe nëse nuk jeni të fiksuar pas orave, me shumë mundësi keni dëgjuar për brandin Zviceran Rolex.

Rolex-i njihet gjerësisht si simbol i statusit, me mbi 700,000 ora të prodhuara çdo vit. Por njëkohësisht është dhe një nga markat më të falsifikuara.

Tregtari i orave që prej vitit 1975, David Duggan na ndihmon me disa këshilla:

1. Kopjet më të lira dallohen thjesht nga lëvizjet e kuarcit. Lëvizjet e tij ngecin herë pas here në orën e falsifikuar, ndërsa një Rolex i vërtet ka një lëvizje të qetë dhe mekanike.

Nëse nuk e kuptoni dot diferencën, dëgjoni nga afër – brenda një Rolex-i të vërtet nuk dëgjohet një zhurmë tik-tak, si të ishte e kurdisur.

2. Mënyra e dytë për të dalluar një kopje është nga rëndesa e orës. Rolex-i fallco shpesh është më i lehtë, ndërsa ai origjinal është i ndërtuar me metale të cilësisë së lartë dhe detyrimisht peshon më shumë.

3. Hidhini një sy mekanizmit kurdisës. Zakonisht një Rolex fallco ka një mekanizëm rrotullues shumë të thjesht për të lëvizur minutat dhe orët. Ndërsa një Rolex i vërtet ka një mekanizëm të gdhendur dhe me detaje që janë “një vepër arti”.

4. Lentet cikllop në sipërfaqe të xhamit e zmadhojnë datën. Kjo është një pjesë e vështirë për t’u kopjuar, prandaj shumica e kopjeve e anashkalojnë këtë pjesë dhe data duket në të njëjtën madhësi.

5. Teksti i shtypur në sipërfaqen e orës Rolex duhet të ketë një pamje të mirë elegante, pa njolla apo pabarazi. Shikoni afër për ndarje të parregullt në sipërfaqe ose pika boje të shkaktuara nga metoda e lirë e shtypjes.

6. E papërshkueshme nga uji. Kjo e fundit është shumë e lehtë për t’u dalluar. Vini re se “i papërshkueshëm nga uji” është superior ndaj “rezistent ndaj ujit”, dhe shumica e orave Rolex të linjës Oyster mund të zhyten deri në 100 metra nënujë. Nëse ajo ndalon së punuari, ndërsa ju jeni duke notuar, më e mirë lëreni në fund të detit.

7. Në një Rolex të prodhuar nga viti 2002 e në vazhdim, ju do të gjeni logon e një kurore të vogël të gdhendur në pozicionin e numrit 6 në orë. Për t’a parë më qartë do t’iu nevojitet një xham zmadhues, sepse ajo është shumë e vogël dhe falsifikuesit e kanë shumë të vështirë për ta kopjuar këtë detaj.

Orët e lira që shiten në rrugë janë shumë të lehta për t’u dalluar. Por shqetësues është fakti kur ju bleni një kopje për më shumë se 700 dollarë. Nëse kjo ndodh ju duhet t’ia jepni orën një orëndreqësi në mënyrë që ai të hapi pjesën e brendshme të Rolex-it dhe të shoh mekanizmat e brendshëm për të parë nëse është një kopje apo jo.

Dhe gjithmonë mbani mend: “Nëse është shumë e mirë për të qenë e vërtet, atëherë nuk është e vërtet.”

/1stdibs

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0