Si të arrini suksesin duke u zgjuar herët? (Nëse nuk keni mundur deri tani) - Business Magazine Albania

Si të arrini suksesin duke u zgjuar herët? (Nëse nuk keni mundur deri tani)


Ka shumë njerëz që ia dedikojnë suksesin e tyre pikërisht zgjimit herët në mëngjes.

Nësë nuk keni lindur me potencialin për tu zgjuar herët, ju mund të kërkoni këshilla sesi të arrini të zgjoheni në mëngjes për të pasur një ditë të frytshme.

Nëse ju jeni “skeptikë ndaj mëngjeseve” dhe besoni se arritjet tuaja i dedikohen punës në mbrëmje, nuk mund ta kuptoni energjinë e të qenit një person që zgjohet herët.

Nëse nuk ja keni dalë dot të zgjoheni herët, ose thjesht doni të eksperimentoni me zgjimin tuaj, ky artikull është për ju.

Të fillojmë me gjërat themelore, pse është kaq e vështirë të zgjohesh herët?

Sasia e duhur e gjumit

Kur mendoni se nuk keni kohë mjaftueshëm për të përfunduar punët tuaja, ju mendoni se gjumi është luks. Por  sasia e duhur e gjumit mund të jetë elementi kyc për suksesin tuaj.

Shumë studime kanë dalë në përfundimin se mungesa e gjumit i ekspozon njerëzit më shumë ndaj sëmundjeve si diabeti, obeziteti dhe crregullimet kardiovaskulare. Nëse doni të zgjoheni herët në mëngjes duhet të flini rreth tetë orë.

Nëse flini më pak se tetë orë dhe mezi zgjoheni në mëngjes, problemi nuk qëndron tek zgjimi. Problemi juaj janë orët e pakta të gjumit. Trupi juaj përpiqet të sigurohet që keni fjetur mjaftueshëm, për të pasur një jetë të shëndetshme.

Nëse doni të zgjoheni në 4 të mëngjesit, duhet të shkoni në shtrat që në orën 8 të mbrëmjes.

Ashtu sic nëse qëllimi juaj është të zgjoheni në orën 6 të mëngjesit, atëherë duhet të shtriheni në orën  10 të mbrëmjes.

Shumica e njerëzve që kanë vështirësi me zgjimin, flenë në mesnatë dhe përpiqen të zgjohen në orën 5 të mëngjesit.

Kjo është dicka shumë e vështirë për tu arritur.

Kurdo që dëshironi të zgjoheni, llogarisni 8 orët e nevojshme për gjumë.

Duhet të flini mjaftueshëm në mënyrë që të kujdeseni për shëndetin tuaj. Ju duhet ta merrni nën kontroll situatën para se tju shkaktojë probleme serioze me shëndetin. Padyshim që nuk doni të jeni prej atyre njerëzve që sakrifikojnë shëndetin për paratë, e më pas shpenzojnë paratë për të rifituar shëndetin.

Ju duket sikur punët tuaja nuk kanë përfunduar ende

Si cdo sfidë tjetër, pjesa më e vështirë është fillimi. Nëse jeni gati për tu cuar herët, ju duhet të jeni gati për të fjetur edhe sikur të mos keni përfunduar asnjë nga punët e ditës tuaj.

Një nga gjërat më të vështira për të bërë kompromis është të flesh pa përfunduar angazhimet tuaja. Ju shtriheni duke vrarë mendjen se mund të kishit bërë edhe gjëra të tjera para se të flinit. Në vend që të lodheni duke menduar rreth orëve të vona të punës ju mund të flini.

Në këtë mënyrë do arrini të zgjoheni herët dhe do keni një ditë të mrekullueshme.

Është pikërisht kaq e thjeshtë sa duket. Studimet thonë se njerëzit që cohen herët janë më të lumtur, më produktivë, më të shëndetshëm, kanë performancë më të lartë në shkollë, punëdhënësit e tyre mendojnë më pozitivisht rreth asaj cka ata ofrojnë në vendin e punës.

Nëse doni të përmbushni qëllimet tuaja, zgjidhja më e mirë është të zgjoheni herët. Zakonisht, ashtu si e filloni ditën tuaj, ashtu do të vazhdojë.

Nëse tregoni mungesë disipline gjatë alarmit të zgjimit, e gjithë dita juaj do të kalojë pa rregull. Në anën tjetër, nëse arrini të përmbushni dy nga qëllimet e ditës para orës 10 të mëngjesit, dita juaj do të jetë e shkëlqyer.

Zgjimi herët të lejon ta fillosh ditën ashtu siç ti do. Mund të ushtrohesh, të meditosh, apo të pastrosh shtëpinë. Të gjitha këto të ndihmojnë të jesh në një gjendje më të mirë psikologjike sesa njerëzit që sapo zgjohen, bëhen gati dhe dalin nga shtëpia.

Nëse dikush ngrihet vonë dhe është nën presionin e kohës, i duket sikur e gjithë dita do të kalojë nën presion.

Kur dikush ushtrohet dhe kryen aktivitet në mëngjes, është më i prirur të marrë vendime të dobishme gjatë ditës. Pikërisht për këtë, ju duhet të zgjoheni herët, për të bërë më të mirën për veten tuaj.

Të bëhesh gati për tu zgjuar çdo ditë herët

Je gati për t’u zgjuar çdo ditë herët? Epo mirë. Ashtu si me çdo ndryshim tjetër, ti do kërkosh të përshtatesh sa më lehtë të jetë e mundur.

Ka dy mënyra sesi mund ta bëni këtë. Mund të përshtateni me zakonet e reja, duke menduar se është diçka që ju vetë e doni dhe integroheni me to dhe në të njëjtën kohë hiqni dorë nga zakonet e vjetra duke menduar që deri tani ju kanë shkaktuar vështirësi.

Për shembull, nëse nuk doni që ta shtyni disa herë alarmin në mëngjes, vendoseni orën ose celularin larg krevatit. Sa më shumë t’ju duhet të ecni për të fikur alarmin, aq më shumë do zgjoheni. Nëse arrini ta fikni alarmin duke zgjatur dorën, do të flini sërish.

Një mënyrë tjetër sesi mund të zgjoheni në mëngjes është të bëni diçka që e doni. Kjo mund t’jua rrisë etuziazmin për t’u zgjuar në mëngjes. Nëse ju pëlqen të lëvizni, niseni ditën me disa ushtrime të vogla. Nëse ju pëlqejnë librat, niseni ditën duke lexuar gjërat tuaja të preferuara. Kjo do t’ju bëjë të balanconi gjumin dhe gjërat që doni.

Po nëse jeni fokusuar tek puna në mbrëmje?

Nëse punoni mbrëmjeve, duhet të vendosni një rutinë efektive pë aktivitetin tuaj.

Nëse gjatë rutinës tuaj normale, ju punoni ndërkohë që të tjerët flenë dhe pastaj ju zë gjumi në punë, duhet të gjeni një mënyrë më relaksuese për të kaluar mbrëmjen. Kjo do t’ju ndihmojë të jeni të qetë dhe të gatshëm për të fjetur.

Kur punoni natën vonë, truri juaj përqëndrohet aty, prandaj e keni të vështirë të flini pa e përfunduar atë që po bëni. Nëse e merrni shtruar dhe e lini punën për ta përfunduar në mëngjes, keni më shumë mundësi që të zgjoheni herët.

Disa aktivitete që mund t’ju ndihmojnë gjatë mbrëmjes janë meditimi, fikja e televizorit, leximi i një libri etj.

Mendimet përfundimtare

Nëse doni të zgjoheni herët në mëngjes, kini parasysh dy gjëra:

E para, duhet të përgatiteni për t’u zgjuar herët. Nuk mund të shtriheni shumë vonë duke shpresuar se do zgjoheni herët. Ju duhet të flini mjaftueshëm për t’u zgjuar lehtësisht herët.

E dyta, pasi të zgjoheni në mëngjes, mos flini më. Mos u zgjoni duke thënë se po rri edhe pak. Sa më shumë të qëndroni shtrirë aq më shumë do të doni të flini sërish.

Ngrihuni nga krevati sa më shpejt të jetë e mundur. Sapo të zgjoheni, pini një gotë ujë ose bëni një dush. Në këtë mënyrë do t’ju dalë gjumi më lehtësisht dhe nuk do të doni të flini më.

Nëse fokusoheni tek këto, jeni në rrugën e duhur për t’u zgjuar herët dhe për të pasur sukses.

Melsena Danglli

Lifehack

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0