Si ta njohësh vlerën tënde në punë? Mësimi që Shaq na jep të gji... - Business Magazine Albania

Si ta njohësh vlerën tënde në punë? Mësimi që Shaq na jep të gjithëve

Shaquille O’Neal, një emër që është sinonim i dominimit, nuk është vetëm një ikonë sportive. Ai është një leksion për çdo sipërmarrës që kërkon të mendojë si një kampion. Në dokumentarin me katër pjesë të HBO-së, “Shaq”, zbulohen jo vetëm historitë nga karriera e tij e lavdishme në NBA, por edhe mësimet që çdo biznesmen mund të nxjerrë nga rrugëtimi i tij.

Lexo gjithashtu: Si ndikon një review negative në reputacionin dhe performancën e biznesit?

Ja disa nga “dunks”-et më të fuqishme të mençurisë që Shaq na jep jashtë fushës:

Nëse nuk paguan për talentin më të mirë, dikush tjetër do ta bëjë

Kur Orlando Magic duhej të rinovonte kontratën me Shaq, oferta ishte… e vakët. Edhe pse klubi kishte mjetet financiare për të investuar, nuk e bëri. Dhe rezultati? Shaq shkoi drejt Los Angeles Lakers, të cilët nuk ngurruan ta vlerësonin siç duhej. Çfarë morën në këmbim? Tre tituj radhazi kampion, një MVP të sezonit dhe tre MVP në finalet e NBA-së. Mësimi, mos kurse në vlerësim, talenti ikën aty ku vlerësohet.

Lexo gjithashtu: Punonjës më të lumtur, kosto më të ulëta! Apo thjesht një iluzion?

Çdo skuadër ka nevojë për një udhëheqës

Edhe me një yll si Shaq dhe një talent të ri si Kobe Bryant, Lakers nuk arrinin të fitonin tituj derisa mbërriti trajneri legjendar Phil Jackson. Ai i tha Shaq-it: “Nëse më dëgjon, do fitosh gjithçka.” Dhe kështu ndodhi, që në sezonin e pare, kampion, MVP i ligës dhe MVP i finales. Morali? Aftësia pa drejtim është si një anije pa busull.

Ji gati të ndryshosh drejtim, por bëje me strategji

Karriera e Shaq u përball me dëmtime dhe sfida në vitet e fundit. Por ai nuk u tërhoq në heshtje. Kishte ndërtuar një markë të fuqishme personale, kishte investuar në industri të ndryshme, nga teknologjia te restorantet dhe reklamat dhe ishte gati për kapitullin e radhës. Në biznes, si në sport, gjithçka mund të ndryshojë brenda një “sezoni”. Pyetja është, a je gati?

business.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

✨ Thënia e ditës
“Mëso nga e djeshmja, jeto të sotmen, shpreso për të nesërmen. E rëndësishme është të mos ndalesh së pyeturi.”
— Albert Einstein
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0