Si po kthehet një nismë biznesi në Paris simbol për personat me aftësi të kufizuara fizike?

Si po kthehet një nismë biznesi në Paris simbol për personat me aftësi të kufizuara fizike?


“Është e vështirë të qarkullosh kur je në një karrige me rrota, sepse transporti publik nuk është i aksesueshëm,” thotë De Vilmorin për Mashable. “Nuk mund të marrësh një taksi  ose thjesht të marrësh me qera një makinë rregullisht.”

Një situatë e tillë e bëri atë të mendonte se duhet ta merrte situatën nën kontroll. Si rezultat i kësaj  ajo bashkëthemeloi Wheeliz, një shërbim të ndarjes së makinave që lidh lehtësisht njerëzit me aftësi të kufizuara me pronarët e makinave të adaptuara.

Sot  Parisi numëron rreth 100,000 makina të zotëruara privatisht,  por nuk është e thënë që të jenë në përdorim çdo ditë. Duke i ardhur në ndihmë komunitetit të individëve me kufizime të tilla për të lehtësuar transportin e tyre, Wheeliz  u jep mundsinë edhe pronarëve të makinave të adaptuara t’i përdorin ato si burim shtesë të ardhurash duke i dhënë ato me qera.

Çmimet ditore të qeradhënies nga pronarët e tyre publikohen sipas një liste të rekomanduar në Wheeliz  duke filluar nga 50€ deri në 60€ (55$ deri në 65$). Ky lloj biznesi, i cili ofron sigurime për punonjësit e tij, merr një komision prej 30%.

Me një çmim shumë konkurrues , Wheeliz jo vetëm që  po bëhet popullor në shumë qytete të Francës, si: Paris, Nantë, Bordo, por po përgatitet të zgjerohet jashtë kufijve të shtetit francez.

“Unë kam besimin se ka një shans për ekonominë e ndërsjellë  nëse transporti  bëhet i aksesueshëm edhe për përdoruesit e karrigeve me rrota,” thotë De Vilmorin.

De Vilmorin duke i kuptuar mundimet që i është dashur të kalojë vetë me një kufizim të tillë në jetën e saj, ka qenë në mënyrë të vazhdueshme aktive në  blogun e saj ku u ka tërhequr vëmendjen shumë entiteve  që nga ndërtesat e Parisit që kanë një hyrje të vetme e deri te taksitë që nuk ofronin shërbim për individë me kufizime të tilla.

Ajo e ndjen se përdoruesit e karrigeve me rrota do t’i  kuptojnë sfidat që njerëzit me aftësi të kufizuara hasin për gjetjen e një makine të përshtashme për ta dhe do të tregojnë vullnet për ndarjen  e makinave të tyre të adaptuara për t’i ardhur në ndihmë një komunitetit më të gjerë individësh.

Momentalisht Wheeliz numëron 120 makina të listuara me 900 përdorues të regjistruar, përfshirë këtu njerëz nga vende të tjera që po e përdorin faqjen e website-it  për planifikimin e udhëtimeve në Francë.

Si CEO e Wheeliz, e cila aktualisht po punon me një grup të vogël të sektorit të teknologjisë dhe me një zhvillues biznesi, De Vilmorin kërkon të ngrejë një rrjet global të makinave të adaptuara  për individë me aftësi të kufizuara që kanë nevojë për to, gjë që  do të thotë shtrirje e biznesit.

Kompania po vlerëson mundësinë e pajtimit të shoferëve të tyre dhe atë të lançimit të një aplikacioni, edhe pse pohon se nuk janë plane që kanë prioritet  aktualisht ,sipas CEO-s De Vilmorin. Udhëtimet në makina të tilla ,ndryshe nga ato normalet,  vijnë si  rezultat i një planifikimi të mëparshëm, por drejtoresha ekzekutive nuk e përjashton një mundësi të tillë.

Ekonomia e ndërsjellë është shumë aktive në Francë, me shërbimet e  tilla të ndarjes së makinave dhe shërbimet ‘peer-to-peer’ ose P2P (njëri-tjetri) si BlaBlaCar dhe Drivy.  Vitet e fundit gjigandi Uber është përballur me oponencën e shoferave të taksive për konkurrencë të padrejtë, duke shkaktuar edhe protesta të dhunshme në Paris. Tashmë autoritetet po përpiqen të nivelojnë disbalancat mes shërbimeve të vjetra dhe atyre të reja.

Vetë Uber  është kritikuar për faktin se nuk ka qenë i aksesueshëm nga njerëzit me aftësi të kufizuara fizikisht, por kohët e fundit ai ka lançuar UberASSIST, një shërbim me shofera, të cilët janë në mënyrë të veçantë të trajnuar për dhënien e ndihmës në aspektet e ndjeshmërisë dhe manovrimit në lëvizje. Gjithashtu ajo ka prezantuar karakteristika vizive edhe për shoferat me mungesë dëgjimi.

Sot për sot, De Vilmorin nuk mendon se Wheeliz do të ketë probleme me ligjin. “Nëse do të shërbesh si shoferi i një personi të ulur në karrigen me rrota në Francë, duhet të kalosh një test dhe të marrësh një çertifikatë. Është e vetmja rregullatore të cilën duhet ta zbatojmë,” thotë De Vilmorin.

Philippe Portier, një partner në firmën e avokatisë JeantetAssociés, konfirmon se Wheeliz nuk ka gjasa  haset me çështje të rrepta me shtetin.

De Vilmorin shprehet: “Unë besoj se bota e nismave të reja dhe inovacioneve është ende e shkëputur nga nevojat e njerëzve me aftësi të kufizuara. Për mua është esenciale krijimi dhe ndërtimi i një komuniteti të qëndrueshëm i dedikuar ndaj problemit të lëvizshmërisë.”

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0