Microsoft ndihmon  institucionet financiare të implementojnë  teknologjinë “cloud”

Si po i ndihmon Microsoft institucionet financiare të implementojnë  teknologjinë “cloud”?


Cloud”  është një shërbim që ofrohet nga Interneti për ruajtjen permanente të të dhënave dhe përdorimin e aplikacioneve të biznesit mbi një server që vepron në largësi. Ne përdorim internetin për të lidhur pajisjen tonë  me ‘renë’: interneti është vetëm lidhja, kurse ‘reja’ është vendi ku qëndrojnë të dhënat. 

Tri vite më parë, këto institucione ishin të bindura se nuk do të adaptonin ndonjëherë këtë lloj teknologjie; dy vite më parë ajo bindje ndryshoi në “tani nuk është momenti”. Ndërsa  12-18 muajt e fundit ajo është kthyer në një bisedë me nuanca të tilla se si mund të përfitojnë nga përdorimi i “cloud”, në një mënyrë që përputhet me mjedisin e tyre të brendshëm, sigurinë dhe standardet e riskut.

Ky ‘det’ ndryshimesh nuk ka ndodhur në një natë, sigurisht. Në fakt Microsoft-i ka punuar ngushtësisht me industrinë financiare në frontin rregullator dhe atë të konsumatorëve për disa vite.

Po çfarë ka bërë Microsoft?

E para dhe më e rëndësishmja, ua “ka vënë veshin”  liderave të  industrisë dhe rregullatorëve në lidhje me  kërkesat  e tyre, shqetësimet dhe dëshirat rreth shërbimeve me bazë teknologjinë “e resë”. Ai  ka mësuar rreth nevojave të industrisë lidhur me pajtueshmërinë, sigurinë, politikat dhe kontrollin dhe më pas është siguruar që platformat dhe shërbimet e saj “cloud” të mund të jepnin një kornizë të rregullave që është në përputhje me rregullat e industrisë.

Microsoft ka qenë gjithashtu i përfshirë në krijimin e standardeve të reja si ISO/IEC 27018, standardi i parë global për privatësinë e “cloud”, në të cilin ka qenë mbështetësi më i madh i kësaj të fundit.

Konsumatorët e shërbimeve financiare përfitojnë prej këtyre standardeve sepse ato përfshijnë kontrolle të rëndësishme mbi vazhdimësinë e biznesit të këtij shërbimi, ashtu si edhe kërkesa kritike të privatësisë dhe sigurisë që rregulloret presin  prej Microsoft për të mbrojtur të dhënat e klientëve. Mbi këtë, gjigandi teknologjik ka ndërtuar një program të transparencës  dhe të mbrojtjes nga risku që u lejon konsumatorëve të shërbimeve financiare një përqasje  shtesë mbi manaxhimin dhe kontrollin e shërbimit “të resë”.

Me këto kapacitete të kontrollit, sigurisë  dhe privatësisë të  një niveli global Microsoft ka një moto për t’i garantuar institucionet financiare: “Nëse na i besoni neve të dhënat tuaja, ne do të kujdesemi mirë për to.”

I krijuar fillimisht para dy vitesh dhe tani është i disponueshëm për publikun e gjerë, Programi i Përputhjes me Shërbimet Financiare i lejon aktorët e industrisë financiare të ekzaminojnë imtësisht sistemet, shërbimet dhe proceset e teknologjisë “cloud”.

Transparenca është esenciale për një program “të shëndetshëm”  të mbrojtjes nga risku dhe besimi mund të ndërtohet vetëm me një vështrim të duhur ndaj shërbimeve të Microsoft.

Në botë qindra banka lider  ia kanë besuar  tashmë të dhënat e tyre  shërbimeve të  “cloud”.  Jo vetëm për produktivitetin dhe  bashkëpunimin, por edhe për ngarkesën e punës  përfshirë analizat e riskut, modelimet financiare, zhvillimin dhe testimin e softuereve  dhe aplikime të tjera të rëndësishme.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0