Si po i kthen kjo birrari betejat dhe sukseset e saj në vepra arti? - Business Magazine Albania

Si po i kthen kjo birrari betejat dhe sukseset e saj në vepra arti?


Birraria me bazë në Michigan është duke festuar përvjetorin e saj të 20-të me imazhe që nderojnë vështirësitë dhe sukseset e saj.

Kur Dave Engbers dhe Mike Stevens filluan kompaninë e tyre të birrës, artizanati vendas nuk ishte aq popullor sa është sot. Kjo i bëri 10 vitet e para të biznesit të vështirë, duke i çuar disa herë bashkë-themeluesit afër falimentimit.

“Të gjithë bënë gjëra të ngjashme dhe modeli ynë i biznesit nuk po funksiononte”, thotë Engbers, 46 vjeç, i cili është bashkë-themelues dhe president i “Founders”. “Biznesi jonë dukej sikur nuk po ecte dhe ne thamë:” Në qoftë se duam të bëjmë biznes, le ta bëjmë atë jashtë kushteve tona dhe të krijiojmë birrën që ne duam të pimë.”

Ky ishte fillimi i ndryshimit për biznesin, i cili festoi përvjetorin e 20-të të hënën. Por sipërmarrësit nuk i injorojnë vështirësitë e tyre, ata i kthejnë ato në art. Për të përkujtuar ditëlindjen e saj, “Founders” u kërkuan 7 artistëve nga e gjithë bota për të kujtuar historinë e birrarisë që nga vështirësitë që kanë kaluar deri tek sukseset që kanë pasur.

Seria artistike “zero keqardhje” interpretoi këto sfida sipërmarrëse përmes copëzave të titulluara “Chasing a Dream (Ndjekja e një ëndërre)”, “Tough Decisions (Vendime të vështira)” dhe “Following Instincts (Ndjekja e instikteve)”. Në një pjesë të quajtur “Whatever It Takes”, dy shkrime tregohen mbi shishet e birrave, me të mëdha “Hard work, True grit (Punë e vështirë, kurajo e vërtetë)”. Imazhi përshkruan një kohë kur Engbers dhe Stevens punonin në vijën e shisheve për 18 orë në mënyrë që të siguroheshin që prodhimi të dilte nga dera.

Bashkë-themeluesit nisën birrarinë në Grand Rapids, Michigan në vitin 1997 me katër birra të ndryshme. Biznesi ecte me hapa të ngadaltë në fillim dhe Engbers thotë se “tregu nuk ishte atje.” Pas disa viteve të vështira, Engbers dhe Stevens vendosën të bëhen një kompani ku të bënin diçka në mënyrë që të mos konkurronin me ndonjë tjetër. Kjo është periudha kur lindi “Dirty Bastard”.

Birra doli në vitin 2001, por “Founders” e vendosën në hartë një vit më vonë, kur ajo debutoi në  “Extreme Beer Fest”. Edhe pas njohjes se “Dirty Bastard”, kompanisë iu deshën 5 vjet të tjera në mënyrë që ajo të kthehej në fitimprurëse. Por durimi dhe këmbëngulja paguan: “Founders” tani ofron 26 birra, duke përfshirë seri të kufizuar dhe sezonale.

“Mendoj se është e rëndësishme që njerëzit të kuptojnë se “Founders” nuk ka qenë gjithmonë jashtëzakonisht i suksesshëm, në kemi ndërmarrë shumë rreziqe,” thotë Engbers. “Ne kemi ndërtuar një biznes të tërë rreth modelit zero keqardhje dhe shpresojmë të frymëzojmë njerëz të tjerë për të provuar.”

burimi: INC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0