Si përdorimi i gjesteve të duarve iu ndihmon të kaloni frikën nga të folurit në publik? - Business Magazine Albania

Si përdorimi i gjesteve të duarve iu ndihmon të kaloni frikën nga të folurit në publik?


A e mbani mend herën e parë të të folurit të publik, kur duart tuaja filluan të djersitnin në momentin që ishit në prapaskenë dhe akoma më shumë kur qëndronit në skenë?

Truri juaj në ato momente është bosh, sepse jeni të shqetësuar se mos dukeni i çuditshëm, audienca mund të mos e pëlqejë përmbajtjen tuaj dhe mos tërhiqet nga të folurit tuaj. Pikërisht fokusi i shumtë në audiencën tuaj do iu bëjë të ndiheni të shqetësuar dhe të frikësuar!

Njerëzit me besim në vetvete nervozohen gjithashtu, por ata dinë sesi të “gënjejnë” trurin e tyre

Në një eksperiment njerëzit u ndanë në 3 grupe, me shkallë të ndryshme kufizimi. Është zbuluar se sa më shumë të lirë për të lëvizur të jenë njerëzit, duke pasur gjeste të natyrshme, aq më të rrjedhshëm bëhen. Nuk është e vështirë të imagjinohet. Pasi mund të gjeni fjalët e duhura lehtësisht, ju me shumë gjasa do të panikoheni më pak. Dhe duke përdorur gjestet e duarve po e zhvendosni fokusin nga publiku te vetja.

Më poshtë janë disa gjeste të zakonshme të dorës që ju mund t’i përfshini në fjalimin tuaj me lehtësi.

Listimi (1/2/3)

Le të fillojmë me atë më të lehtën! Përdorni dorën tuaj për të treguar numrin përkatës kur thoni shenja të 1,2,3. Kjo gjithashtu mund të ndihmojë lexuesit tuaj të ndjekin rrjedhën tuaj më me lehtësi!
Ndalimi

Kur doni që dikush të ndalojë së foluri, ju mund ta ndaloni atë duke bërë këtë gjest. Kjo gjithashtu ndihmon për t’i shtuar autoritetin audiencës suaj gjithashtu. Është mjaft e fuqishme!

 

Përdormi i “unë”

Për të shtuar më shumë kontaktin personal në fjalimin tuaj, ju mund të tregoni apo të vendosni duart në drejtim të gjoksit tuaj, kur flisni për diçka në lidhje me veten tuaj.

Tregimi i përmasave

Kur flisni për diçka dhe përshkruani madhësinë / shkallën e tyre, ju mund të përdorni dorën tuaj për të treguar nivelin apo madhësinë përkatëse, si e vogël, e madhe, e mesme. Për shembull, kur përshruani diçka që është e madhe, sillini duart tuaja për të treguar hapësirën e madhe që duhet.

 

burimi: lifehack.org

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0