Në Facebook, paga nuk ka negociata.
“Drejtësia në pagesa është diçka shumë e rëndësishme për ne,” thotë zëvendës presidentja e Burimeve Njerëzore pranë Facebook, Janelle Gale. “Ne shpenzojmë shumë kohë për t’u siguruar se ky është një sistem i drejtë.” Glassdoor së fundmi e ka cilësuar gjigandin e teknologjisë si vendi më i mirë i punës për vitin 2018.
Sipas këtij portali punësimi, paga mesatare vjetore në Facebook është 120,000 $, ndërkohë që totali mesatar i shpërblimit është rreth 155,000 $.
Por këto gjashtë shifra nuk janë rezultat i kandidatëve dhe punonjësve që punojnë shumë, tha Gail. Facebook ka sistemin e tij të përcaktimit të shpërblimit, i cili llogarit faktorë si kategoria e punës, niveli i eksperiencës dhe vendodhja. Ka nivele të ngushta të pagave potenciale për të cilat një punonjës i ardhshëm mund të kualifikohet, bazuar në nivelin dhe rolin e tij.
Ja se si përcaktohen pagesat dhe rritjet e rrogës pranë Facebook:
- Nuk ka shumë hapësirë për negociata, dhe për këtë ka një arsye.
Negociatat janë një aftësi e rëndësishme.
Por jo kur bëhet fjalë për Facebook.
“Ne nuk duam të hyjmë në bisedime, sepse kjo do të thotë që kush është negociuesi më i mirë fiton,” tha Gale. “Ne nuk po ju punësojmë për aftësitë tuaja të negocimit, vetëm nëse jeni në një rol negociator, si zhvillimi i biznesit apo çfarëdo lloj gjëje tjetër”.
Nuk ka shumë hapësirë për të punësuarit me përvojë për të negociuar, ndërkohë që pagesa për kandidatët e rinj varet e gjitha nga formula.
- Pagat e mëparshme dhe aktuale të kandidatëve mund të merren në konsideratë.
Kandidatët gjithashtu kanë mundësinë t’i tregojnë Facebook situatën e tyre aktuale.
“Ne duam të punësojmë njerëz bazuar në përvojën dhe atë që këta persona mund të bëjnë për Facebook, kështu që ne e marrim në konsideratë situatën e tyre aktuale,” tha Gale. “Nëse vlera totale është më e ulët se e kandidatëve të tjerë, një analist kompensimi do të punojë për të bërë një ofertë tjetër konkurruese.”
Dhe nëse paga e propozuar është më shumë se ofertat aktuale, atëherë jepet drita jeshile.
- E gjitha është drejtësi.
Gale tha se formula e Facebook ndihmon në përjashtimin e diferencave që mund të ndodhin midis njerëzve të ndryshëm që ata punësojnë.
Për shembull, studimet tregojnë se femrat kanë tendencën të pranojnë ofertën e parë që ju jepet, ndërkohë që meshkujt negociojnë për më shumë. Dhe sipas kërkimit të bërë nga McKinsey & Co., kur femrat kërkojnë më shumë ato gjykohen si shumë agresive.
“Ne bëjmë shumë kërkime për punët që ofrojmë bazuar në kategorinë e punës, nivelin dhe vendodhjen,” tha Gates.“Ne kemi një pozicion shumë strikt rreth kompensimit”.
/Inc
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto