Si ndikon Shën Valentini në biznesin tuaj? - Business Magazine Albania

Si ndikon Shën Valentini në biznesin tuaj?


Bizneset kanë më shumë arsye për të festuar këtë të Martë – Shën Valentini është burim i madh fitimi çdo vit, kryesisht në formën e luleve dhe kartolinave.

Megjithatë edhe kjo festë është me pasoja, sipas kompanisë së shitjeve online SUMO Heavy Industries, më shumë se 50% e femrave pohojnë se ato do t’i jepnin fund lidhjes nëse nuk merrnin një dhuratë për Shën Valentin.

Të motivuar nga dashuria – ose nga frika – konsumatorët kanë shpenzuar rreth 785 dollarë 14 Shkurtin e kaluar. Madje dhuratat e Shën Valentinit nuk kanë pse të blihen gjithmonë për personin e zemrës: prandaj vitin e kaluar, femrat kanë shpenzuar më shumë se 100 milionë dollarë për t’i blerë vetes buqeta me lule.

Njerëzit zakonisht kërkojnë bizhu, çokollata dhe lule për Shën Valentin, por më shumë se gjithçka tjetër ata duan dashuri.

Thonë se dashuria nuk kushton asgjë, por në të vërtetë…

• 53% e femrave pohojnë se ato do t’i jepnin fund lidhjes nëse nuk merrnin një dhuratë për Shën Valentin.

Konsumatorët kanë shpenzuar një mesatare prej 18.9 miliardë dollarë për Shën Valentin në vitin 2015. Ku shpenzimet për çdo konsumatorë janë mbi 142 dollarë.

Dashuria është e ëmbël…

1.7 miliardë dollarë janë shpenzuar ditën e Shën Valentit për ëmbëlsira.

Njerëzit shpenzojnë më shumë se 785 dollarë vetëm gjatë javës së Shën Valentinit.

Seks dhe dashuri

Meshkujt shpenzojnë rreth 190.53 dollarë, pothuajse dyfishin e shpenzimeve të femrave me 96.58 dollarë.

Mendohet se femrat shpenzojnë më shumë për kartolina, rreth 85% të 180 milionë të katolinave për ditën e Shën Valentinit.

Ndërsa meshkujt shpenzojnë më shumë për lule. Rreth 73% të të gjitha luleve.

Po çfarë ndodh me lulet që mbeten?

14% e femrave blejnë lule për veten duke shpenzuar kështu rreth 100 milionë dollarë për ktë akt vet-dashës.

/Entrepreneur

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0