Si ndikon radha e lindjes në shanset për të patur sukses?

Si ndikon radha e lindjes në shanset për të patur sukses?


Psikologu Joseph Burgo shpjegon se si radha e lindjes ndikon në shanset për sukses në jetën e mëvonshme.

Mendoj se fëmija më madh ndihet i nxitur për të provuar denjësinë e tij ndaj prindërve dhe botës, gjë që mund të çojë në një lloj ambicie. Nga ana tjetër, në mënyrë të kundërt, kjo mund të çojë në një lloj apatie. Nuk do të provojë gjë, sepse konkurrenca për vëmendjen e prindërve është shumë e ashpër.

Hulumtimi më i fundit në zhvillimin e vetëvlerësimit e vendos periudhën kritike në dy vitet e para të jetës dhe është rrënjosur në angazhimin e plotë nga kujdestari kryesor – zakonisht nëna. Ata që lindin të parët marrin shumë angazhim, apo jo? Sepse ata janë objekt i vetëm i vëmendjes së nënës së tyre.

Pra, mund të imagjinoni se fëmija i parë ka tendencë të ketë nivele më të larta vetëvlerësimi dhe si rezultat të jetë më i suksesshme në jetë.

Gjithashtu me kalimin e kohës, pasi lindin shumë fëmijë në familje, prindërit kanë më pak kohë për t’u angazhuar në ndërveprim të vazhdueshëm. Dhe sidomos në familje të mëdha, disa nga fëmijët ndrydhen në vetvete dhe kalojnë pjesën tjetër të jetës duke u ndjerë të humbur, si në kërkim të një ndjenje kuptimi dhe qëllimi në jetën e tyre.

burimi: BusinessInsider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0