Si ndërtohet një markë luksi në epokën e konsumit të shpejtë - Business Magazine Albania

Si ndërtohet një markë luksi në epokën e konsumit të shpejtë

Në një botë ku suksesi i shpejtë shpesh vjen pa baza të qendrueshme, Elad Yifrach ka ndërtuar me përkushtim një markë luksoze që nuk ndjek modën, por krijon standarde. L’Objet, brendi që ai themeloi mbi 20 vite më parë, sot është sinonim i elegancës, artizanatit dhe emocioneve të materializuara në objekte. Nga një dizajner i ri në Beverly Hills në një figurë globale të dizajnit luksoz, rrugëtimi i Yifrach është një leksion i vyer mbi vizionin, pasionin dhe qëndrueshmërinë.

Si nisi gjithçka: Nga ideja e parë, te showroom-i i parë
Në fillim të viteve 2000, Elad Yifrach, atëherë një dizajner i ri në Beverly Hills, nisi të eksperimentonte me objekte dekorative të punuara me dorë. “Isha shumë i ri,” rrëfen ai. “Gjithçka nisi si një dëshirë për të krijuar dhe për të mësuar.” Nga ajo dëshirë e thjeshtë lindi L’Objet, një markë që sot ka praninë e saj në qytete të mëdha si New York, Paris, Londër e New Delhi, dhe që njihet për estetikën natyrale dhe përkushtimin ndaj cilësisë.

Por krijimi i një marke luksi nuk ishte një rrugëtim i lehtë. Në një kohë kur rrjetet sociale nuk ishin ende motori i tregtisë, Yifrach duhej të ishte vetë fytyra e markës së tij. U takua me mjeshtër artizanë, prezantoi produktet në panaire dhe arriti të siguronte si klientin e parë një nga emrat më të njohur të retail-it: Bergdorf Goodman.

Lexo edhe: Elon Musk, djaloshi që lexonte 2 libra në ditë, sot po lidhet me trurin tënd

Krijimtaria si shtyllë qendrore e suksesit
Në një epokë ku shumë marka luksi përpiqen të qëndrojnë virale, Yifrach e ka ndërtuar identitetin e L’Objet mbi bazat e artizanatit të qëndrueshëm dhe estetikës së përjetshme. Ai beson se suksesi i vërtetë vjen kur dizajni lidhet me emocionin dhe autenticitetin.

“Ka shumë njerëz me zë të bukur, por kur këndojnë nuk ndjen asgjë,” shprehet ai. “E njëjta gjë vlen për produktet luksoze – pa shpirt, janë bosh.”

Për këtë arsye, çdo produkt i L’Objet nis nga një ide në të cilën Yifrach bie në dashuri. Koleksionet e reja, si bashkëpunimet me Haas Brothers apo artistin Ruan Hoffmann, janë pasqyra të një vizioni që flet me gjuhën e fantazisë dhe funksionalitetit.

Sfidat e një tregu që ndryshon vazhdimisht
Në një treg luksoz që është më i ndjeshëm dhe më i selektiv se kurrë, Yifrach dhe CEO aktual i kompanisë, Stanislas Le Bert, janë të vetëdijshëm për sfidat. Konsumatorët e sotëm nuk mjaftohen me një emër të madh – ata kërkojnë historinë pas produktit, materialet e qëndrueshme dhe arsyet që justifikojnë çmimin.

“Duhet të dish si ta tregosh historinë tënde, dhe ta tregosh me njerëzit e duhur,” thotë Yifrach. “Koha është përbërësi kryesor për të ndërtuar një markë të vërtetë luksi.” Ai beson se nuk ka shkurtore drejt suksesit të qëndrueshëm, dhe çdo vendim duhet të vijë nga një vizion i qartë dhe përkushtim maksimal ndaj cilësisë.

Rritja globale dhe përqafimi i teknologjisë
Pas dy dekadash, L’Objet ka arritur një rritje me shifra tetëshifrore, dhe planifikon ta dyfishojë të ardhurën në vitet në vijim. Rritja ka ardhur veçanërisht nga kanalet direkte me konsumatorin, si e-commerce dhe hapja e dyqaneve të rinj.

Sot, produktet e L’Objet shtrihen nga gotat artizanale te sapunët e parfumuar me dorë, ndërsa koleksionet përfshijnë objekte me forma organike, të frymëzuara nga natyra dhe e kaluara mesdhetare e Yifrach. Koleksioni më i fundit për 20-vjetorin përfshin objekte unike si një hapëse shishes në formë buburreci prej ari 24-karatësh, apo një tas porcelani i frymëzuar nga dallgët e cenote-ve me glazurë reaktive.

Si të mbijetosh në tregun e luksit?
Sipas Yifrach, receta është e thjeshtë, por e vështirë për t’u ndjekur: krijo me qëllim, mos sakrifiko cilësinë për modën, dhe qëndro i sinqertë ndaj vizionit tënd. Ai dhe ekipi i tij nuk ndalojnë së përmirësuari – analizojnë çdo aspekt të dizajnit dhe funksionit për ta bërë më të mirë.

Le Bert e përmblodhi më së miri këtë qasje:
“Kuroni me mençuri. Shmangni shpërndarjen e tepërt. Në luks, çdo detaj ka peshë.”

Historia e Elad Yifrach nuk është vetëm një rrëfim suksesi, por një udhëzues për këdo që aspiron të krijojë një markë me vlerë dhe jetëgjatësi. Në një botë ku gjithçka ndryshon me shpejtësinë e një klikimi, ai dëshmon se me kohë, përkushtim dhe pasion, mund të ndërtohet një identitet që nuk venitet me trendet.
L’Objet është më shumë se një markë, është një manifest për luksin me shpirt.

Business Insider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0