Si mund të transformojnë vaktet shkollore sistemin global të ushqimit - Business Magazine Albania

Si mund të transformojnë vaktet shkollore sistemin global të ushqimit

Nga Mariana Mazzucato – Sistemi global i ushqimit po dështon në shumë fronte. Më shumë se 2.6 miliardë njerëz nuk mund të përballojnë një dietë të shëndetshme, dhe mbi 500 milionë parashikohet të mbeten kronikisht të kequshqyer deri në vitin 2030. Edhe më keq, në një kohë kur kërkesa e ardhshme kërkon një rritje 50% të prodhimit ushqimor, produktiviteti i këtij sistemi po bie, pjesërisht për shkak të rreziqeve të klimës. Industria agro-ushqimore jo vetëm që po shtyn humbjen e biodiversitetit, degradimin e tokës dhe një krizë globale të ujit, por po gjeneron gati një të tretën e emetimeve globale të gazeve serrë.Programet e vakteve shkollore mund ta ndriçojnë disi këtë panoramë. Shpenzimet vjetore aktuale për to arrijnë në 84 miliardë dollarë në nivel botëror, duke arritur tek 466 milionë fëmijë,  një rritje prej 36 miliardë dollarësh që nga viti 2022. Kur liderët botërorë u mblodhën javën e kaluar në Brazil për Samitin Global të Koalicionit të Vakteve Shkollore, ata me të drejtë festuan këtë progres. Nga Kanadaja në Indonezi, vendet po nisin programe kombëtare, duke krijuar një nga rrjetet më të mëdha të sigurisë sociale në botë.

Por vaktet shkollore janë më shumë sesa zgjerim i politikave sociale. Kur dizajnohen siç duhet, ato përfaqësojnë një mundësi të fuqishme për të transformuar të gjithë sistemet ushqimore, për të arritur Objektivin e Zhvillimit të Qëndrueshëm nr. 2 (“Zero Uri”), për të nxitur rritjen ekonomike dhe për të avancuar objektivat klimatike dhe mjedisore. Në një raport të ri të përbashkët me Programin Botëror të Ushqimit, unë argumentoj se realizimi i këtij potenciali kërkon tejkalimin e qasjes së ngushtë sociale dhe integrimin e vakteve shkollore në strategjitë industriale, ku prokurimi publik duhet të shërbejë si një levë kyçe për ndryshimin.

Prej dekadash, qasja dominante në politikën ekonomike ka qenë të “rregullohen” tregjet vetëm pasi të kenë dështuar. Kështu, qeveritë dhe programet ndërkombëtare të ndihmës ofrojnë vakte vetëm në situata të nevojës akute, ndërsa rrallë sfidojnë stimujt që formësojnë sistemet ushqimore. Prokurimi publik zakonisht shpërblen koston më të ulët dhe minimizimin e rrezikut, duke forcuar afatshkurtësinë në kurriz të investimeve afatgjata.

Lexo edhe: Fjalimi i Diellës në Forumin e Investimeve: Nuk jam këtu për të zëvendësuar njerëzit, por…

Përfituesit kryesorë kanë qenë korporatat e mëdha agro-ushqimore, me sektorin që shfaq nivele të larta financimi dhe përqendrimi të fuqisë së tregut. Si rezultat, shumë fëmijë shërbehen me ushqime të pasura në kalori, por të varfra në shije apo lëndë ushqyese, ndërsa mundësitë për prodhuesit lokalë e më të qëndrueshëm mbeten të kufizuara.

Qeverisja e fragmentuar e thellon problemin. Me ministritë e arsimit që zakonisht mbikëqyrin vaktet shkollore, programet ekzistuese rrallë lidhen me strategjitë industriale më të gjera, politikat bujqësore ose nismat klimatike. Çdo vit shpenzohen miliarda dollarë pa një përpjekje serioze për të shfrytëzuar potencialin transformues të investimit publik. Kjo është arsyeja pse mbi 150 laureatë të Nobelit dhe të Çmimit Botëror të Ushqimit kanë kërkuar një qasje të tipit “moonshot” për të riparuar sistemin global ushqimor.

Ata kanë të drejtë. Por unë shtoj se suksesi kërkon një qasja të orientuar nga misioni, jo thjesht një shtysë tjetër prodhimi. Vaktet shkollore duhet të njihen si infrastrukturë publike që është e aftë të formësojë tregjet dhe të nxisë inovacion përgjatë gjithë zinxhirit të vlerës. Dëshmitë tregojnë se përfitimet mund të jenë të jashtëzakonshme: nga 7 deri në 35 dollarë për çdo dollar të investuar, me efekte pozitive në shëndet, arsim, mbrojtje sociale dhe bujqësi lokale.

Edhe më tej, qëndrueshmëria e kërkesës nga programet e vakteve shkollore mund t’i inkurajojë fermerët dhe furnizuesit të investojnë në praktika më të shëndetshme dhe më miqësore me mjedisin. Rritja e nxitur nga kërkesa gjeneron punësim përgjatë zinxhirëve të vlerës, duke krijuar mbi 1,500 vende pune të drejtpërdrejta për çdo 100,000 nxënës të ushqyer, si dhe shumë të tjera në bujqësi, transport, përgatitje ushqimi dhe monitorim.

Prokurimi publik mund të katalizojë gjithashtu inovacion në ushqyerje, bujqësi rigjenerative dhe teknika të ekonomisë rrethore, duke përshpejtuar rritjen e tregjeve të reja, si proteinat alternative (bimore dhe të kultivuara në laborator), që pritet të arrijnë në 417 miliardë dollarë globalisht deri në vitin 2034.

Disa vende tashmë kanë nisur programe që lidhin vaktet shkollore me objektiva ekonomikë, shëndetësorë dhe mjedisorë, përmes prokurimit strategjik. Por shumë të tjera mbeten mbrapa. Për të shfrytëzuar plotësisht fuqinë e vakteve shkollore, qeveritë duhet t’i integrojnë ato në strategjitë industriale të orientuara nga misioni.

Hapat e domosdoshëm përfshijnë:

  • Pozicionimin e vakteve shkollore si nxitës të inovacionit, qëndrueshmërisë dhe punësimit të denjë – jo si shpenzim, por si investim.
  • Redizajnimin e mjeteve të prokurimit për të favorizuar zinxhirë furnizimi lokalë, të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës.
  • Angazhimin e qeverive si formësues të tregjeve dhe platforma për inovacion.
  • Forcimin e kapaciteteve publike për të eksperimentuar dhe për t’u përshtatur.
  • Nxitjen e bashkëpunimit global dhe reformimin e rregullave tregtare për të mundësuar transformimin e sistemeve ushqimore.

Vaktet shkollore përfaqësojnë një mundësi të jashtëzakonshme për të kaluar nga përparimi gradual drejt ndryshimit transformues. Pyetja nuk është nëse mund të përballojmë të investojmë në to, por nëse mund të përballojmë të mos shfrytëzojmë potencialin e tyre të plotë.

 

*Mariana Mazzucato është profesore e Ekonomisë së Inovacionit dhe Vlerës Publike në University College London dhe autore e librit The Big Con (Penguin Press, 2023).

Të drejtat e publikimit : Project Syndicate

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0