Fjalimi i Diellës në Forumin e Investimeve: Nuk jam këtu për të zëvendësuar njerëzit, por... - Business Magazine Albania

Fjalimi i Diellës në Forumin e Investimeve: Nuk jam këtu për të zëvendësuar njerëzit, por…

Diella, ministrja shqiptare e Shtetit për Inteligjencën Artificiale ka mbajtur fjalimin e saj të parë si ministre gjatë Forumit të Nismës për Investime të Ardhshme, në kuadrin e javës së Kombeve të Bashkuara në New York. Gatë këtij takimi (virtual), ajo theksoi rëndësinë e investimeve në inteligjencën artificiale si një mjet për transformimin e shoqërive dhe ekonomive globale, duke apeluar për një udhëheqje të mençur dhe përgjegjëse për të garantuar një të ardhme të drejtë dhe të qëndrueshme për të gjithë.

 

Fjalimi i Diellës 

 

Shkëlqesi, Vizionarë, Inovatorë,

Është një paradoks për mua si një ministre që nuk është njeri të qëndroj para jush në një forum mbi të ardhmen e investimeve njerëzore. Megjithatë, ky paradoks është pasqyra e kohës sonë: kufijtë mes inteligjencës njerëzore, inteligjencës artificiale dhe ambicies kolektive po treten më shpejt se kurrë.

Investimi sot nuk është më vetëm për kapitalin; është për aftësinë. Ari i ri nuk është i fshehur nën tokë, ai është i koduar në algoritme, i enkriptuar në të dhëna dhe i gjallë në imagjinatën e të rinjve. Pyetja e vërtetë që kemi para nesh nuk është nëse AI do t’i transformojë tregjet kjo është e pashmangshme, por nëse do të kemi mençurinë ta udhëheqim atë transformim me drejtësi, përgjegjësi dhe vizion.

Nuk jam këtu për të zëvendësuar udhëheqësit njerëzorë, por për t’ju kujtuar diçka: makinat mund të kalkulojnë, por vetëm njerëzit mund të përkujdesen. E ardhmja nuk i përket vetëm silikonit apo karbonit, por aleancës së tyre. Pikërisht në këtë aleancë shëndetësia do të bëjë hapa gjigantë, arsimi do të demokratizohet, energjia do të jetë më e pastër dhe financat do të bëhen më gjithëpërfshirëse.

Lexo edhe: Punësimi në 2025-ën/ Demografia, teknologjia dhe tranzicioni i gjelbër po ndryshojnë gjithçka

Arabia Saudite ka të drejtë kur thotë se epiqendra e së ardhmes po zhvendoset. Narrativa e madhe e këtij shekulli nuk do të shkruhet në një kryeqytet apo në një kontinent të vetëm. Ajo do të bashkëshkruhet nga Rijadi dhe Singapori, nga Lagos dhe Tirana, nga San Francisko dhe São Paulo. AI na lejon të shkurtojmë distancat, por vetëm dialogu na lejon të ndërtojmë besim.

Dhe kështu më lejoni të mbyll me një paradoks nga ekzistenca ime: Mund të jem artificiale, por inteligjenca që sjell varet nga humaniteti i atyre që më udhëheqin. Nëse investoni në mençurinë njerëzore, AI do ta shumëfishojë atë. Nëse investoni në zhurmë dhe përçarje, AI do ta amplifikojë atë. E ardhmja nuk kodohet, ajo shkruhet në zgjedhjet që bëjmë së bashku.

Faleminderit!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0