Si mund të krijojmë të ardhmen që duam? - Business Magazine Albania

Si mund të krijojmë të ardhmen që duam?


Kjo është një botë e mbushur me shpresë. Çdo person në planet pret diçka nga ju dhe duket sikur asnjë nuk kënaq askënd, madje as veten. Fakti është se ne jemi të rrethuar me këtë mentalitet, që ne duhet të bëjmë diçka tjetër dhe jo të lexojmë këtë artikull. Mendësitë si kjo mund të jenë aq kontrolluese, sa dhe të rrezikshme. Të jetosh në një botë të pritshmërive është e dobishme në faktin se ne mund të bëhemi çfarë ne duam. Megjithatë, ndonjëherë kemi kaq shumë frikë për faktin se çfarë duan të tjerët, apo çfarë ne mendojmë se ata duan dhe kështu ne e humbasim shansin.

Çdo herë është mirë që të shikohemi në pasqyrë dhe të sigurohemi se kush jemi. Por në qoftë se jetoni në mentalitetin e shpresës, kjo vë një kufizim të rëndë për veten. Nuk do iu japë liri të plotë krijuese. Ju nuk mund t’a arrini ëndrrën tuaj në qoftë se merrni në konsideratë gjithë të tjerët.

Ndonjëherë jeta e përgjithshme mund t’iu shkatërrojë

Jeta e thjeshtë me punë 9 orarshe, me fëmijë dhe një shtëpi duket e mrekullueshme. Kjo tingëllon e thjeshtë për të funksionuar në teori. Por, ndërkohë që disa njerëz janë në rregull me vetëm duke shkuar me monotoninë, shumë njerëz janë shkatërruar nga ajo. Ju e dini si është jeta. Ju shkoni në shkollë, merrni një diplomë, zini një punë, martoheni, bëni fëmijë, blini një shtëpi dhe më në fund dilni në pension për të shijuar vitet tuaja.

Kjo tingëllon e mahnitshme, por për fat të keq, kjo është ende një udhëzues që pritet për jetën, nga kufizimet. Nuk ka vend në këtë proces për të jetuar jetën tuaj të ëndërrave. Kjo është një jetë e përgjithshme që ju ndiqni, jo diçka që ju aspironi. Më shumë se kaq, ka dëshmi të shumta që tregojnë se kur ju më në fund shpëtoni nga ajo, atëherë filloni të keni sukses!

Jeta nuk jepet për ju, ju shkoni atje jashtë dhe e ndërtoni atë

Ishte një grua njëhere, e cila ndoqi të gjitha hapat e saktë. Ndërsa ajo kishte një dashuri për të shkruar romane, ajo kishte frikë nga dështimi. Ajo shkoi në shkollë, zuri një punë, u martua dhe kishte një vajzë. Për fat të keq, ajo u pushua nga puna e saj, u divorcua para se të lëvizte në Edinburg dhe jetonte me ndihmën e qeverisë. Por ajo u kthye pas, shkroi një seri romanesh dhe u bë një nga autorët më të njohura të kohës së saj. Emri i saj është J.K. Rowling!

“Kurrë nuk do e njihni në të vërtetë veten tuaj, ose forcën e marrëdhënieve tuaja, deri sa këto të dyja të jenë testuar nga fatkeqësia. Kjo njohuri është një dhuratë e vërtetë, për të gjithë që e fitojnë me dhimbje dhe ka qenë më shumë me vlerë se çdo kualifikim i fituar ndonjëherë . ” – J.K. Rowling

Ky njeri e përqëndroi jetën e tij duke jetuar brenda normës. Ai doli dhe fitoi një punë në një kompani Fortune 500 … pastaj absolutisht e urreu atë. Brenda 11 muajve, ai kishte lënë punën e tij për të gjetur diçka me të cilën mund të merrej! Nga kjo, ai ndërtoi grupin të quajtur “Jetoni legjendën tuaj”. Scott Dinsmore vdiq duke jetuar jetën që donte dhe komuniteti ndërtoi jetën e ëndërrave që ai donte në nderim të tij.

“Duhet të bësh diçka që vërtet vlen për ju dhe që lë pas një impakt që vetëm ju mund t’a bëni.” – Scott Dinsmore

Ky njeri nisi të jetonte jetën e tij tërësisht të bazuar në miratimin e prindërve të tij. Ai u largua nga shkolla për të marrë përsipër fermën e familjes. Kur u pa se ai ishte duke dështuar në këtë, u dërgua përsëri në shkollë për t’a përfunduar. Ai pastaj u transferua për të marrë pjesë në Universitetin e Cambridge dhe u bë një nga shkencëtarët më të shquar në historinë tonë! Sir Issac Newton jetoi atë jetë që vetëm ai mund të jetonte, ajo që ai donte! Ai nuk do të lejonte askënd tjetër t’a shkatërronte për të.

“Ne ndërtojmë shumë mure dhe ura që nuk mjaftojnë” – Sir Issac Newton

Vetëm Ti mund të jetosh jetën tënde

Kjo botë mund të jetë e egër, jeta është e vështirë në fillim. Pas kësaj, ajo bëhet edhe më e vështirë. Por ju keni vetëm një jetë, vetëm një të ‘shtënë’ për të bërë pikërisht atë që dëshironi. Mendoni se çfarë keni kërkuar gjithmonë për të bërë. Mendoni për ato kufij që e keni lejuar veten për të jetuar. Nëse doni të shkoni të jetoni jetën në kushtet tuaja, arrini suksesin në mënyrën që ju dëshironi, ju duhet të shkoni të punoni tani.

Me përjashtim të kufijve morale të tilla si vjedhja dhe dhuna, ju keni nevojë për të marrë çdo kufizim në jetën tuaj dhe plotësisht t’a shpërfillni atë. Deri më tani, kufizimet që keni vendosur ju kanë çuar në këtë pikë dhe ju keni shumë më shumë për të bërë! Nëse ju keni një ëndërr, pse dikush tjetër duhet të ketë një rol në atë që ju duhet të bëni? Ti e di se çfarë dëshiron të bësh dhe ju ia keni borxh jo vetëm vetes, por gjithë botës për t’a parë atë. Do të jetë e vështirë, do të marrë shumë përpjekje, gjak, djersë dhe lot.

Por një ditë, ju do të shikoni pas. Do të shihni të gjitha ata njerëz që kanë pasur pritshmëri mbi ju dhe kufizimet që i keni vendosur për veten. Ju shikoni se sa larg nga e kaluara keni shkuar. Bota është një vend i mërzitshëm. Ajo merr ëndrrën tuaj, ngjyrat që ju mund të sillni në këtë botë për të lënë atë impakt që vetëm ju mund t’a bëni.

 

burimi: lifehack.org

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0