Si mund të jesh i sigurt se dikush ka aftësi të jashtëzakonshme drejtuese? - Business Magazine Albania

Si mund të jesh i sigurt se dikush ka aftësi të jashtëzakonshme drejtuese?

Epoka dixhitale po shkakton një ulje të aftësinë tonë për të komunikuar dhe zgjidhur problemet. Më saktë, pjesa e komunikimit e cila tregon një udhëheqës të mire dhe që nuk kërkon as fjalë të folura është: dëgjimi aktiv.

-Aktivizoni dëgjimin tuaj aktiv

Aftësitë e forta aktive të dëgjimit në bisedë janë themeli i komunikimit të shkëlqyer njerëzor. Për fat të keq, dëgjimi aktiv është një nga aftësitë më pak të mësuara në udhëheqje.

 Pesë gjëra që mund të bëni për të zhvilluar aftësitë tuaja aktive të dëgjimit.

1. Eliminoni shpërqendrimet

Kur dikush të afrohet personalisht, ndalo atë që po bën dhe kushtoji vëmendjen tënde të plotë. Ju thjesht jeni duke i komunikuar në mënyrë joverbale se: “Unë jam i interesuar në atë që keni për të thënë”.

2. Lini mënjanë mendimet tuaja për momentin

Ndërsa oratori po diskuton per rastin e tij ose të saj, dëgjimi juaj më i mirë aktiv shfaqet në mënyrë jo të gjykuar  duke treguar durim dhe duke u përqendruar tek oratori pa formuar një opinion në kokën tuaj.

3. Futu në këpucët e tjetrit

Kur përballesh me një bisedë me mundësinë e përshkallëzimit të tensionit, shpërndaje atë duke i kërkuar personit ndihmën e tij ose të saj për të sqaruar se çfarë po flitet. Për shembull: ” Do të doja ta kuptoja më mirë problemin tënd. A do të më ndihmosh?”  Kjo ka të bëjë me shfaqjen e empatisë për të rritur kuptueshmërinë tuaj.

4. Praktikoni “heshtjen autentike”

Duke praktikuar heshtjen autentike, ju i lejoni vetes të jeni rehat me të panjohurën, të qëndroni në sfond dhe në moment të lini ndjenjat tuaja të vërteta të shfaqen. Përdorni heshtjen autentike për të ndihmuar bisedën të rrjedhë natyrshëm dhe të dyja palët t’i përpunojnë gjërat pa presion.

5. Jini të vetëdijshëm për gjuhën tuaj të trupit

Për t’i treguar personit tjetër se në të vërtetë ju intereson ajo që ata po thonë, dëgjimi aktivisht kërkon gjuhë të mirë të trupit dhe sinjale joverbale. Për shembull, tunde kokën, buzëqesh, mbështetu, kontakto me sy dhe herë pas here thuaj “po” për ta nxitur oratorin të vazhdojë. Rëniet e zakonshme të dëgjimit aktiv përfshijnë: shikimin e orës, laptopit ose smartfonit tuaj etj.

inc.com

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0