Si i përzgjedh Meghan Markle talentet për ekipin e saj? - Business Magazine Albania

Si i përzgjedh Meghan Markle talentet për ekipin e saj?

Ajo është Dukesha e Sussex-it, një figurë publike me ndikim global, por tashmë edhe themeluese e një biznesi të ri që premton shumë. As Ever, marka e saj e re për arredim shtëpie. Në një intervistë ekskluzive, Meghan Markle ndau filozofinë e saj mbi ndërtimin e një ekipi të fortë, një sfidë me të cilën përballen të gjithë themeluesit e start-upeve në rritje.

Lexo gjithashtu: Spotify i jep fund bashkëpunimit me Meghan Markle

Me më pak se dhjetë punonjës, kompania As Ever funksionon me efikasitet, duke pasur mbështetjen strategjike të gjigantit të transmetimit Netflix, i cili ka investuar në këtë sipërmarrje. Megjithatë, Meghan thekson se përtej kapitalit dhe bashkëpunimeve të mëdha, ajo që e bën një ekip të suksesshëm është përzgjedhja e njerëzve të duhur.

“Jam rrethuar nga shumë gra të forta,” – thotë Meghan me entuziazëm. “Gjatë ndërtimit të ekipit, rëndësinë më të madhe për mua e kanë vlerat e përbashkëta. Por duhet pasur kujdes, vlerat e përbashkëta nuk do të thotë domosdoshmërisht mendime të njëjta.”

Lexo gjithashtu: Podkasti debutues i Meghan Markle, ‘Archetypes’ është një qasje e re për fuqizimin e grave

Ajo shpjegon më tej: “Të kesh mendësi të ngjashme nuk është njësoj si të kesh vlera të njëjta. Është shumë, shumë e rëndësishme të kesh në ekip njerëz që sfidojnë vendimet e tua, që i ‘testojnë’ ato, jo që të pajtohen gjithmonë me ty. Vetëm kështu mund t’i shohësh gjërat nga një këndvështrim tjetër.”

Këshillat e Meghan-it tingëllojnë si një udhërrëfyes për sipërmarrësit modern, në një botë ku dinamika e punës dhe ndërtimi i kulturës së kompanisë janë jetike, aftësia për të përzgjedhur njerëz jo vetëm të talentuar, por edhe me integritet dhe diversitet mendimi, është çelësi i suksesit afatgjatë.

Me një vizion të qartë dhe një qasje strategjike në ndërtimin e markës së saj, Dukesha e Sussex-it po dëshmon se karriera pas Pallatit Mbretëror mund të jetë po aq inspiruese dhe po aq mbresëlënëse.

INC

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

✨ Thënia e ditës
“Suksesi arrihet më shpesh nga ata që nuk e dinë se dështimi është i pashmangshëm.”
— Coco Chanel
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0