Si i drejton Elon Musk mbledhjet e tij në mënyrë efiçente? - Business Magazine Albania

Si i drejton Elon Musk mbledhjet e tij në mënyrë efiçente?


Mos shko në një mbledhje nëse nuk ke një qëllim për të.

Pyetja “Si i drejton Elon Musk mbledhjet e tij në mënyrë efiçente?” u shfaq në Quora – rrjeti i shkëmbimit të njohurive, ku pyetjeve të rëndësisshme u janë përgjigjur njerëzit me njohuri të veçanta.

Përgjigjia u dha nga Skyler Shuford, inxhinier i hapësirës ajrore, në Quora:

“Me një fjali, bëj një mbledhje vetëm kur është e nevojshme.”

Kur unë isha në SpaceX në vitin 2015, takimet ishin të rralla, por unë do të thoja se ato ishin më të zakonshme në grupin tim. Kam punuar në “Dragon Development”, i cili është kryesisht projekt për sistemet inxhinierike për shumëllojshmërinë e produkteve Dragon. Ne kishim nevojë për të koordinuar grupe të ndryshme për të sinkronizuar afatet kohore. Pra, t’a bashkosh ekipin së bashku për një qëllim ka kuptim.

Një nga miqtë e mi të ngushtë ka filluar punë dy vjet para meje. Ai ka punuar (dhe ende punon) në një grup analize, ku mbledhjet kanë pak kuptim, pasi ju mund të ecni pak, të shkoni tek kolegu dhe të bëni një pyetje. Ai më tregoi në një rast një histori (kjo është parafrazuar):

Elon i tha një anëtari të takimit: “Ju nuk keni thënë asgjë. Përse jeni këtu?”

Kjo mund të jetë e vrazhdë, por ka kuptim. Mos shkoni në një takim nëse nuk ka një qëllim për të: ose për të marrë një vendim ose për t’u thënë punonjësve të shtojnë shpejtësinë me të cilën punojnë. Në shumicën e rasteve, një email do të mjaftojë.

Takimet janë të shtrenjta. Supozojmë se kosto e plotë e një inxhinieri mund të jetë 80 $ deri në 100 $ në orë. Duke patur një takim me 10 persona mund t’i kushtojë një kompanie rreth 1.000 $ në orë!

Për 1.000 $ në orë, takimi duhet të jetë i vlefshëm!

Burimi: inc.com 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0