Si funksionon Super League: pjesëmarrësit, formati dhe financimi nga kolosi amerikan JP Morgan - Business Magazine Albania

Si funksionon Super League: pjesëmarrësit, formati dhe financimi nga kolosi amerikan JP Morgan

Lajmi për krijimin e Super League të Evropës po shkakton një tërmet në botën e futbollit, me Uefa dhe Federatat në gjendje lufte pas vendimit të 12 klubeve për të filluar turneun e ri. Elita e futbollit është bërë bashkë për të kërkuar një mënyrë për të përmirësuar të ardhurat, duke i ofruar tifozëve futbollin e madh. Në këtë këndvështrim, duhet kuptuar si do të funksionojë ky format dhe cila do të jetë rregullorja e manifestimit kontrovers, data e fillimit e së cilës është ende e mbuluar me mister.

Skuadrat pjesëmarrëse

Aktualisht janë 12 skuadra që kanë aderuar: Milan, Arsenal, Atletico Madrid, Chelsea, Barcelona, Inter, Juventus, Liverpool, Manchester City, Manchester United, Real Madrid dhe Tottenham Hotspur si klube themeluese. Këtyre do t’u shtohen edhe tre të tjerë, gjithmonë si themelues, dhe 5 të kualifikuar në vit. Klubet që lindën formatin e ri nuk do të jenë kurrë në gjendje të zbresin.

Formati

Super League do të shohë në start 20 klube që konceptohen me 15 klube themeluese dhe 5 të kualifikuara në vit. Do të ketë dy grupe të përbërë nga 10 ekipe secila, të cilat do të luajnë si brenda ashtu edhe jashtë. Pas fazës së grupeve, 8 skuadra do të kualifikohen për një turne me eliminim direkt, duke luajtur vajtje e ardhje deri në finalen me ndeshje teke të Superligës, në një finale të sezonit prej katër javësh. Tre të parët në secilin grup do të kualifikohen automatikisht në çerekfinale. Të katërtat e të pestat do të përballen me njëri-tjetrin në një ndeshje vajtje-ardhje për dy vendet e mbetura në dispozicion për çerekfinalet. Finalja do të luhet në fund të majit në një stadium neutral.

Financimi nga JP Morgan

Është gjithçka çështje parash, shumë parash! Super Liga do të financohet nga “JP Morgan”, kolosi amerikan. “Reuters” shkruan se një zëdhënës i grupit me seli në Nju Jork e ka konfirmuar këtë me një e-mail. Shifra të larta, siç lexohet në komunikatën zyrtare të Super Ligës:

“Turneu i ri vjetor do të sjellë një rritje ekonomike shumë më të lartë dhe do të jetë një mbështetje për futbollin europian nëpërmjet një impenjimi për një kohë të gjatë, do të arkëtohen kontribute solidariteti pa një limit maksimal, që do të rriten në raport me përfitimet e ligës. Këto kontribute solidariteti do të jenë shumë të larta se ato që gjenerohen nga kompeticioni aktual europian dhe parashikohet që të kalojnë 10 miliardë euro gjatë periudhës fillestare të impenjimit të klubeve.

Përveç të tjerash, turneu do të ndërtohet mbi një bazë financiare të shëndoshë, me të gjithë klubet themelues. Në shkëmbim të impenjimit të tyre, klubet themeluese do të përfitojnë rreth 3.5 miliardë euro si mbështetje të planeve të tyre për investimin në infrastrukturë dhe për të rregulluar bilancet pas pandemisë së Covid-19.

Në lidhje me temën e solidaritetit, nga brenda botës së Super League theksohet se turneu i ri “do të sigurojë rritje ekonomike më të lartë dhe mbështetje për futbollin evropian përmes një angazhimi afatgjatë për të paguar kontribute solidariteti pa një tavan”. Një mbështetje prej 434 milionë euro në vit për 23 vitet e ardhshme, 160 më shumë se solidariteti aktual i Uefa. Destinacioni, rinia, futbolli bazë dhe futbolli i grave”.

Kur luhet

Turneu do të fillojë në gusht, por, duke pasur parasysh betejën ligjore të premtuar nga Uefa dhe federatat kombëtare, nuk është ende e qartë se në cilin vit. Nuk ka gjasa që të fillohet para sezonit 2022-2023. Ndeshjet do të luhen në mes të javës dhe të gjitha klubet do të vazhdojnë të luajnë në ligat e tyre kombëtare.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0