Si është ndërtuar Qielli i Përbashkët Europian - Business Magazine Albania

Si është ndërtuar Qielli i Përbashkët Europian


 

Hapësira ajrore është një burim i kufizuar, i cili ndahet mes përdoruesve civilë dhe ushtarakë. Kjo hapësirë e pazgjerueshme është përballë kërkesës në rritje të trafikut ajror dhe shmangies së mbingarkesave në anën tjetër. Nevoja për më shumë kapacitet të lirë dhe rritje të sigurisë, solli konceptin e Qiellit të Përbashkët Europian.

Qielli i përbashkët është një iniciativë ambicioze e Komisionit Europian i lançuar në vitin 1999 për riorganizimin e arkitekturës europiane të menaxhimit të trafikut ajror, i njohur shkurt si ATM/Air Traffic Management. Eksperiencat e përsëritura me vonesa të shpeshta në ato vite bënë që të mblidhej një grup i nivelit të lartë, i cili do të paraqiste një qasje të re legjislative për të plotësuar nevojat e ardhshme të kapaciteteve dhe sigurisë në nivel europian. Paketa e parë legjislative u hartua në fund të vitit 2001 dhe hyri në fuqi në vitin 2004. Dokumenti u njoh si SES I/Single European Sky I dhe konsistonte në:

  • Përmirësimin e sigurisë, pavarësisht rritjes së numrit të fluturimeve
  • Krijimin e kapaciteteve shtesë dhe rritjen e ndërveprimit në ATM

SES renditet si një nga ndryshimet më themelore në aviacionin europian e më gjerë. Sfidës për akomodimin e fluksit në rritje, reduktimin e kostove dhe rritjen e performancës për menaxhimin efiçent të hapësirës i erdhi në ndihmë iniciativa FAB/Functional Airspace Blocks. FAB konsistonte në ndarjen e hapësirës ajrore në blloqe funksionalë, jo sipas kufijve kombëtar, por sipas flukseve të trafikut.

Lexo: Biletat e udhëtimit, ende përmes agjensive

Ky projekt ishte i pamundur pa rregulla dhe proçedura të pëbashkëta europiane dhe për këtë u impelemtua paketa SES II. SES II bëri hapa përpara drejt vendosjes së objektivave në fushat kyçe të sigurisë, kapacitetit të rrjetit, efektivitetit dhe ndikimit në mjedis. SES ndikoi në  transformimin e rolit të EUROCONTROL, duke bërë që Komisioni Europian të mandatonte EUROCONTROL për të zhvilluar rregullat zbatuese për Qiellin e Përbashkët Europian. Kontributi i EUROCONTROL lidhet me elementet rregullatorë dhe me ato teknologjikë, duke përfshirë:

  • Hartimin e rregullave zbatuese, udhëzuese dhe materiale teknikë për zbatimin e rregulloreve të SES.
  • Ndihmon shtetet anëtare në ushtrimin e funksioneve të tyre rregullatore
  • Identifikimin e nevojave për rregullore të reja për teknologjitë komplekse të reja ATM dhe procedurat e paraqitura nga SESAR

Secili rregull përgatitej në konsultim të ngushtë me shtetet anëtare dhe aktorët e aviacionit.

Nga ana e teknologjisë, SES mbështetet nga programi SESAR, Single European Sky ATM Research i cili drejton modernizimin e infrastrukturës së menaxhimit të trafikut ajror në Europë me qëllim modernizimin dhe optimizimin e rrjetit të ardhshëm europian të ATM-ve.

Ajo është e ndarë në disa faza dhe shumë projekte që lidhen me konceptet operacionale dhe zhvillimet teknologjike.

Qielli i Përbashkët Europian, me implementimin e paketave SES I, SES II, SES II+ dhe të tjerave në të ardhmen do të vazhdojë të jetë sfida e madhe e aviacionit për një hapsirë të mirëmenaxhuar kundrejt kërkesës gjithmonë në rritje, sigurisë, reduktimit të kostove dhe qasjeve miqësore me mjedisin.

 

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0