Si e përmirëson shëndetin mendor shkëputja nga rrjetet sociale? - Business Magazine Albania

Si e përmirëson shëndetin mendor shkëputja nga rrjetet sociale?

Si e përmirëson shëndetin mendor shkëputja nga rrjetet sociale?

Një pauzë e shkurtër nga rrjetet sociale mund të ketë ndikim të ndjeshëm pozitiv në shëndetin mendor, sidomos te të rinjtë.

Sipas një studimi të publikuar në JAMA Network Open, heqja dorë nga platformat sociale për vetëm një javë ndihmon në uljen e depresionit, ankthit dhe problemeve me gjumin.

Studimi u krye me 373 të rinj të moshës 18–24 vjeç, të cilët përdornin rregullisht rrjete si Instagram, TikTok, Facebook, Snapchat dhe X. Një pjesë e tyre ndërpreu përdorimin për një javë, ndërsa të tjerët vazhduan normalisht, duke raportuar gjendjen emocionale para dhe pas eksperimentit.

Lexo edhe: LinkedIn jep këshillën nr. 1 për të rinjtë që kërkojnë punë në 2026

Në këtë studim të tipit “cohort”, një pauzë njëjavore nga rrjetet sociale çoi në ulje të ndjeshme të simptomave të depresionit, ankthit dhe pagjumësisë, veçanërisht te individët që në fillim shfaqnin nivel më të lartë të këtyre simptomave.
Këto gjetje sugjerojnë se ndërhyrjet që synojnë ndryshimin e sjelljes dixhitale mund të përmirësojnë shëndetin mendor; megjithatë, qëndrueshmëria e këtyre rezultateve në kohë dhe ndikimi i tyre në sjellje kërkojnë studime të mëtejshme, veçanërisht në popullata më të larmishme.

JamaN

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0