Si dyfishoi Ford pagat e punonjësve brenda natës 108 vite më parë - Business Magazine Albania

Si dyfishoi Ford pagat e punonjësve brenda natës 108 vite më parë

Si dyfishoi Ford pagat e punonjësve brenda natës 108 vite më parë

Para 108 vjetësh, Henry Ford ndërmori një vendim të guximshëm që ndryshoi produktivitetin e kompanisë dhe normën e mbajtjes së punonjësve. Shumë studime tregojnë se paga e punonjësve është e rëndësishme – por jo edhe aq e rëndësishme.
Siç thotë CEO i Gallup, Jim Clifton, duke iu referuar studimit, State of the American Workplace “Vendimi më i madh që duhet të merrni në punën tuaj – më i rëndësishmi nga gjithë të tjerët është se kë do të caktoni drejtues”. Kur caktoni personin e gabuar si drejtues, asgjë nuk mund ta rregullojë këtë vendim të keq. As kompensimet, as ​​benefitet asgjë. Në shumë raste, kjo është e vërtetë. Nëse punonjësi nuk e pëlqen shefin e tij dhe një kompani tjetër i ofron një pagë më të lartë, me shumë mundësi ai do të largohet.

E njëjta gjë është e vërtetë edhe nëse punonjësi nuk pëlqen natyrën e punës që bën, ose nëse i duket sikur ka shumë pak mundësi për avancim në karrierë.

Në këto raste, edhe një ofertë tjetër me një pagë fare pak më të lartë, do të mjaftonte për ta joshur atë. Ky është një nga shkaqet kryesore të Dorëheqjes së Madhe, kur mundësitë e punësimit janë të shumta, është më e lehtë për të gjetur punë me paga më të larta apo me kushte më të mira. Por, çfarë ndodh kur diferenca e pagave është e konsiderueshme, dhe jo thjesht pak më e madhe?

Kjo është ajo që Henry Ford vendosi të zbulojë kur u përball me versionin e vet të Dorëheqjes së Madhe.
Në vitin 1912, Ford kishte dyfishuar prodhimin nëpërmjet dyfishimit të fuqisë punëtore të kompanisë. Në vitin 1913, me instalimin e sistemeve lëvizëse të montimit, i njëjti numër punonjësish arriti të prodhonte dy herë më shumë makina. 12.5 orët që duheshin për të ndërtuar një makinë, tashmë u zëvendësuan me vetëm 93 minuta. Problemi ishte se ky transformim i produktivitetit ndryshoi gjithashtu edhe natyrën e punës së punonjësve. Automatizimi dhe optimizimi e kthyen shpejt zanatin individual në një punë që duhej përsëritur, pa qenë nevoja për t’u menduar për asgjë. Punëtorët bënin vetëm një gjë , një punë të caktuar fizike  pa pushim.
Dhe shumë shpejt, ata filluan të largoheshin masivisht nga puna: shkalla vjetore e qarkullimit të Ford arriti në 370 përqind.
Kështu, Ford ndërmori një hap radikal. Në vend që të rriste normën e pagës me 10 ose edhe me 20 për qind, ai dyfishoi normën bazë nga 2,50 dollarë në ditë në 5 dollarë në ditë, duke ulur gjithashtu ditën standarde të punës nga 9 në 8 orë.

Megjithëse puna për më pak orë me më shumë para ishte e mrekullueshme për punonjësit, ajo gjithashtu i dha Ford-it mundësinë që ta kthente aktivitetin e biznesit të tij nga dy turne në tre turne, duke rritur kështu në mënyrë drastike kapacitetin prodhues.
Ҫfarë ndodhi? Brenda një viti, norma e qarkullimit të punonjësve ra nga 370 në 16 për qind. Performanca u rrit me mbi 40 për qind. Shtimi i turnit të tretë rriti në mënyrë drastike prodhimin e përgjithshëm.

Edhe pse kostot e pagave të punonjësve të Ford-it ishin dyfishuar, kursimet që erdhën nga përmirësimet e produktivitetit dhe nga rënia e normës së largimit të punonjësve, kaluan edhe te klientët: deri në vitin 1919, një makinë Model T që shitej për 800 dollarë në vitin 1910, tashmë kushtonte vetëm 350 dollarë.

Kombinimi i pagave më të larta me çmimet më të ulëta bëri të mundur që mijëra punonjës të mund të kishin një makinë dhe, për herë të parë, një punonjës mesatar i Ford-it mund të ishte gjithashtu edhe klient i kompanisë.
Për të parafrazuar Ford-in, “Ne besojmë te përmirësimi i kushteve për 20,000 punonjësit tanë, në mënyrë që ata të jenë të kënaqur, në vend që thjesht të bëjmë milionerë disa nga drejtuesit tanë”.

Rezultati? Çmimet më të ulëta zgjeruan bazën e klientëve të kompanisë, duke e bërë akoma më efektive strategjinë e Ford-it.

Me kalimin e kohës, pagat e larta mund të sjellin norma më të mira të mbajtjes së punonjësve, mund t’ju krijojnë mundësitë për të tërhequr punonjës edhe më të talentuar, mund të rrisin produktivitetin, efikasitetin dhe kontrollin e kostove. Shumica e pronarëve të bizneseve planifikojnë që t’i paguajnë më shumë punonjësit ditën kur biznesi i tyre më në fund do të lulëzojë.

Por, ndoshta një mënyrë për ta bërë biznesin tuaj që të lulëzojë, është duke u përqendruar në gjetjen e mënyrave për të paguar më mirë punonjësit tuaj sot.

inc

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0