Si duhet të sillemi me kolegët - Business Magazine Albania

Si duhet të sillemi me kolegët


Nëse ky është sabotim apo konkurrencë e drejtpërdrejtë, këtu janë mënyrat se si ta mbroni karrierën tuaj nga ata që dëshirojnë t’ju pengojnë.

Zbusni lakminë.

Qëndroni nën radar duke qenë modest, herën tjetër që dëshironi të transmetoni një arritje, konsideroni si i bën kjo të ndihen të tjerët. Gjithashtu ndani informacion në lidhje me përpjekjet dhe dështimet tona. Pas një pushimi të madh, për shembull, mos harroni të tregoni historinë e humbjes së bagazhit tuaj dhe jo vetëm kënaqësitë që morët nga udhëtimi.

Dëgjoni instinktin tuaj.

Nëse e gjeni veten duke u mbrojtur nga një bashkëpunëtor, ekspertët sugjerojnë se është e rëndësishme të dëgjoni instiktin tuaj dhe të veproni sipas tij.

Mos besoni shumë.

Besimi ndërtohet mbi themelet e një marrëdhënie të mirë. Është shqetësuese të zbulosh se po tradhtoheni nga një bashkëpunëtor; veçanërisht nëse keni punuar ngushtë me atë person dhe keni menduar se mund t’i besoni. Në vend që të mbështesni besimin në fjalët e dikujt, vëzhgoni veprat e tyre. Ndërsa ata mund t’ju urojnë gjatë një promovimi, vini re nëse veprat e tyre thonë të kundërtën.

I mbani ata afër.

Nëse besoni se dikush ka diçka kundër, përpiquni t’i përfshini ata.

Merreni seriozisht.

Nëse gjeni prova sabotimi, merreni seriozisht situatën. Mblidhni prova për të mbështetur besimin tuaj se po ju sabotojnë. Ekspertët sugjerojnë të mbani një ditar me detaje rreth shqetësimeve tuaja me prova që i mbështesin ato, dhe të mblidhni informacion nga kolegët e tjerë, nëse janë të vetëdijshëm se po ju tradhtojnë.

Tregohuni i drejtpërdrejtë.

Në vend që të ankoheni tek shefi, ju duhet të flisni direkt me bashkëpunëtori.

Mbroni vetveten.

Ndryshoni fjalëkalimet tuaja, fikni kompjuterin tuaj, kur largoheni nga tavolina e punës dhe siguroni në kyç dokumentet delikate.

/Ekonomiaonlnine

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Dikush po rri në hije sot, për shkak se dikush mbolli një pemë shumë kohë më parë.”
— Uarren Buffet
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0