Si do të funksionojë regjimi i ri i lëvizjeve në vend

Si do të funksionojë regjimi i ri i lëvizjeve në vend


Nga 11 maji, i gjithë vendi përveç bashkive Shkodër, Kurbin, Krujë, Durrës, Tiranë dhe Fier, do të jetë zonë e gjelbër.

Në zonat e gjelbra do të lejohet qarkullimi me automjete private pa nevojë për autorizim, deri në orën 21:00. Ndërsa në zonat e kuqe lejohet qarkullimi me autorizim deri në orën 17:30.

Qytetarët mund të lëvizin në këmbë, pa pasur nevojë për t’u pajisur me leje, në zonat e gjelbra. Ata këshillohen të pajisen me masa mbrojtëse dhe të ruajnë distancat.

Në zonat e gjelbra ndalohet grumbullimi i më shumë se pesë personave, aktivitetet kulturore e sportive të çdo lloji, transportin publik si edhe bizneset që janë ende të mbyllura.

Lexoni: Autoshkollat hapen me dy faza

Më 11 maj, në të gjithë vendin do të hapen parukeritë, berberët, klinikat dentare dhe dyqanet në qendrat tregtare, si edhe do të lejohet lëvizja me makina private pa autorizim brenda qytetit.

Të riatdhesuarit do të karantinohen në banesë.

Nga 20 prilli, kur nisi hapja graduale e vendit e deri më tani është lëjuar qarkullimi i makinave me autorizim brenda qytetit, ecja e këmbësorëve me leje, për 2 orë brenda orës 17:30. Janë hapur të gjitha dyqanet e shitjes me pakicë, si dhe lejohet shërbimi i dërgesave i restoranteve dhe bareve. Lejohet shërbimi taksi brenda qytetit si dhe ndërqytetas me 2 persona të së njëjtës familje.

Në vendin tonë, në total ka 868 të infektuar, prej tyre 650 janë shëruar, 31 kanë vdekur, dhe 198 të infektuar aktivë. Prej 10 ditësh në vend nuk ka asnjë viktimë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0