Si do të bëhet indeksimi i pensioneve? - Business Magazine Albania

Si do të bëhet indeksimi i pensioneve?

Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka publikuar udhëzimin mbi bazën e të cilit do të bëhet indeksimi i pensioneve, sipas kontributeve të derdhura ndër vite. Më një prill të këtij viti hyri në fuqi vendimi, i cili bën indeksimin me 2.7 për qind të pensioneve në të gjithë vendin.

Në një pikë të atij vendimi sqarohet se, do të ketë indeksim në bazë të pagës bazë që pensionistët kanë marrë në kohën kur ishin të punësuar, pasi nga indeksimi i pagës rritet vlera e kontributeve dhe rrjedhimisht vlera e pensionit. Prandaj, në udhëzimin e publikuar në Fletoren Zyrtare përcaktohet koeficienti i kontributeve duke filluar nga të punësuarit para vitit ‘93 deri në 2021.

“Instituti i Sigurimeve Shoqërore udhëzon: Për efekt të llogaritjes së masës fillestare të pensioneve me datë fillimi pas hyrjes në fuqi të këtij vendimi, koeficientët e indeksimit të bazës së vlerësuar të miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave nr. 571, datë 3.10.2018, “Për koeficientët e indeksimit të pagave për efekt të llogaritjes së bazës së vlerësuar për llogaritjen fillestare të pensioneve”. Koeficientët aplikohen për rivlerësimin e bazës së vlerësuar të arritur deri në vitin 2021, për efekt të llogaritjes së shumës fillestare mujore të pensionit që do të caktohet me datë fillimi pas hyrjes në fuqi të këtij vendimi e në vazhdim”, udhëzon ISSH.

Në udhëzim është pasqyruar koeficienti i pagës, përmes të cilës do të llogariten kontributet çdo vit. Për këtë arsye theksohet këtu se, do të llogarisin rritjen e pensionit po me atë koeficient edhe qytetarët që kanë marrë statusin pensionist deri në fund të marsit 2021, ndërsa nga prilli e në vijim llogariten me tjetër koeficient. “Koeficientët e indeksimit të pagave, të përcaktuara me vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 571, datë 3.10.2018, “Për koeficientët e indeksimit të pagave, për efekt të llogaritjes së bazës së vlerësuar për llogaritjen fillestare të pensioneve”, vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 180, datë 4.4.2019, “Për koeficientet e indeksimit të pagave, për efekt të llogaritjes së bazës së vlerësuar për llogaritjen fillestare të pensioneve” dhe vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 262, datë 30.3.2020, “Për miratimin e koeficientit të indeksimit të bazës së vlerësuar të vitit 2018, për llogaritjen e pensioneve”, mbeten në fuqi dhe përdoren për indeksimin e pagave mbi të cilat janë paguar kontributet vetëm për pensionet me datë fillimi deri më 31.3.2021”, sqaron udhëzimi.

Indeksimi për pensionistët e rinj

Ashtu sikur e theksuam më lart, ata qytetarë që kanë dalë në pension pas 1 prillit do të llogarisin indeksimin me tjetër koeficient. Konkretisht, llogaritja për vlerën e pensioneve të përftuara nga 1 prilli e në vijim nuk duhet të jetë më shumë se trefishi i rrogës minimale aktuale në vend dhe as më i lartë se niveli i pagës maksimale në fuqi. “Baza e vlerësuar për efekt të llogaritjes së shumës fillestare mujore të pensionit që do të caktohet me datë fillimi pas hyrjes në fuqi të këtij vendimi, nuk mund të jetë më e lartë, se; trefishi i pagës minimale në shkallë vendi, prej 30.000 lekësh, e përcaktuar me vendim të Këshillit të Ministrave për pagat e periudhës nga viti 1994 deri më 31.12.2001; paga maksimale në shkallë vendi prej 130 312 lekësh, e përcaktuar sipas kritereve të paragrafit të fundit të nenit nr. 10, të ligjit nr. 7703, datë 1.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, për pagat nga viti 2002 e në vazhdim. Indeksimi i pagave me koeficientët e pasqyruar më sipër, për efekt të llogaritjes fillestare të pensioneve, do të bëhet vetëm për pensionet me datë lindjeje të së drejtës nga data 1.4.2021”, përcakton udhëzimi”, sqaron ISSH. Pra, ISSH thekson se llogaritja e pensioneve do të bëhet duke pasur parasysh ligjin e kontributeve të miratuar në vitin 1993, në përllogaritje me indeksimin e pagës sipas koeficientëve të sqaruar më lart. “Në zbatim të vendimit nr. 196, datë 31.3.2021, të Këshillit të Ministrave, baza e vlerësuar e vitit 2019 do të indeksohet me indeksin 2,8%, të llogaritur sipas kritereve të përcaktuara ligjin datë 1.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë””, thekson udhëzimi.

Niveli i koeficientit për pagat e çdo viti

  1. Për pagat referuese deri më datë 31.12.1993 koeficienti është 9.562
  2. Për pagat e vitit 1994 koeficienti është 9.562
  3. Për pagat e vitit 1995 koeficienti është 7.696
  4. Për pagat e vitit 1996 koeficienti është 5.971
  5. Për pagat e vitit 1997 koeficienti është 5.971
  6. Për pagat e vitit 1998 koeficienti është 4.989
  7. Për pagat e vitit 1999 koeficienti është 4.049
  8. Për pagat e vitit 2000 koeficienti është 3.689
  9. Për pagat e vitit 2001 koeficienti është 3.155
  10. Për pagat e vitit 2002 koeficienti është 2.914
  11. Për pagat e vitit 2003 koeficienti është 2.608
  12. Për pagat e vitit 2004 koeficienti është 2.369
  13. Për pagat e vitit 2005 koeficienti është 2.151
  14. Për pagat e vitit 2006 koeficienti është 1.954
  15. Për pagat e vitit 2007 koeficienti është 1.867
  16. Për pagat e vitit 2008 koeficienti është 1.649
  17. Për pagat e vitit 2009 koeficienti është 1.517
  18. Për pagat e vitit 2010 koeficienti është 1.452
  19. Për pagat e vitit 2011 koeficienti është 1.397
  20. Për pagat e vitit 2012 koeficienti është 1.344
  21. Për pagat e vitit 2013 koeficienti është 1.288
  22. Për pagat e vitit 2014 koeficienti është 1.288
  23. Për pagat e vitit 2015 koeficienti është 1.113
  24. Për pagat e vitit 2016 koeficienti është 1.113
  25. Për pagat e vitit 2017 koeficienti është 1.092
  26. Për pagat e vitit 2018 koeficienti është 1.053
  27. Për pagat e vitit 2019 koeficienti është 1.028
  28. Për pagat e vitit 2020 koeficienti është 1.000
  29. Për pagat e vitit 2021 koeficienti është 1.000

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0