Si do regjistrohen tokat që nuk janë në harta? - Business Magazine Albania

Si do regjistrohen tokat që nuk janë në harta?

Një vendim i kësaj jave i Këshillit të Ministrave ndez dritën jeshile për regjistrimin në Kadastër të tokave për të cilat ekzistojnë titujt e pronësisë por nuk kanë të përcaktuar sipërfaqet. Objekt i këtij vendimi është përcaktimi i procedurave të regjistrimit të pasurive të paluajtshme, për të cilat zotërohen tituj pronësie në përputhje me nenin 193, të Kodit Civil, por që nuk kanë të përcaktuar sipërfaqen.

Në zonat me regjistrim fillestar të kryer, kërkesa e subjektit të interesuar apo përfaqësuesit të tij për përcaktimin e sipërfaqes dhe kufijve duhet të shoqërohet nga titulli i pronësisë, në rastet kur pasuria e paluajtshme regjistrohet për herë të parë, ose dokumenti i regjistrimit, në rastet kur pasuria e paluajtshme figuron e regjistruar në regjistrat kadastralë; planvendosja, skica apo çdo dokument tjetër hartografik që shoqëron titullin e pronësisë, nëse ka të tillë, pavarësisht nëse është i pamjaftueshëm, më vete, për të përcaktuar sipërfaqen; dokumente të tjera hartografike ndihmëse/orientuese nga Arkivi Qendror Teknik i Ndërtimit, arkivi shtetëror ose institucionet shtetërore që kanë lëshuar titullin, nëse ka të tilla; dokumentacioni hartografik i pasurisë së paluajtshme – planrilevimi, miratohet nga drejtoria vendore e ASHK-së; deklaratat noteriale të pronarëve kufitarë, që vërtetojnë përmbajtjen e kërkesës për kufijtë e pasurisë, që pretendohet të regjistrohet.

Vendimi përcakton se Drejtoria vendore e ASHK-së, brenda 30 ditëve nga data e paraqitjes së kërkesës, shqyrton kërkesën dhe dokumentacionin e paraqitur, duke u shprehur me vendimmarrje.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0