Me eksperiencë në fushën e biznesit, ylli i popit, Taylor Swift e bëri përsëri: ajo ka ndikuar tek një kompani tech duke e bërë këtë të fundit të ndryshojë mënyrën e të bërit biznes. Megjithatë, në këtë rast, ndryshimi ndoshta nuk do të ndikojë tek ju, në qoftë se nuk jeni një milioner filantropik.
Të enjten e kaluar, GoFundMe njoftoi se ka vendosur të ngrejë limitin e e donacionit të dhënë nga $15,000 në $50,000. Limiti i ri u frymëzua pikërisht nga donacioni bujar i dhënë nga Taylor Swift që kishte kaluar limitin aktual të sitit (GoFundMe).
Më 7 korrik, Swift dha një donacion prej 50.000 dollarësh në ndihmë të fushatës së Naomi Oakes për të financuar luftën e saj kundër kancerit pasi ajo pa një video rreth Oakes e cila përdorte “Gjak të Keq” si në këngën e Swift “Bad Blood.”
Për shkak të limiteve të donacioneve të pranuara nga GoFundMe, ylli i popit duhet ti dërgonte paratë në tre donacione prej 15.000 dollarë secila si dhe një donacion tjetër prej 5.000 dollarësh.
“Donacioni i Taylor Swift ishte kaq bujar sa një gjë e tillë kërkoi nga ne të rrisim limitin e donacionit në platformën tonë,” tha CEO i GoFundMe në sitin e kompanisë.
Qershorin e kaluar, Taylor Swift ndihmoi Apple që të paguante artistët që interpretuan në Apple Music gjatë periudhës provë prej tre muajsh, një vendim që e bëri sitin Entrepreneur, ta zgjidhte atë si “personi më i fuqishëm në tech.”
Një gjë e tillë demonstroi edhe njëherë fuqinë e vazhdueshme të Swift për të krijuar ndryshim në kompanitë tech nëse ajo shkruan opinione në Tumblr apo jep donacione për GoFundMe.