Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, ka bërë të ditur se, “Do të krijojmë mundësi që asnjë qytetar shqiptar të mos ngelet qoftë edhe për një arsye të vetme, pa realizuar të drejtën e votimit për shkak të kartës”. Ai vizitoi zyrat ku mund të aplikohet për dokumentin biometrik në njësinë 3 dhe 4 në Tiranë.
Aplikimet mund të shtrihen edhe gjatë fundjavës, ditën e shtunë dhe të dielë.
Lexo: Suedia po zëvendëson kartat e identitetit me mikroçipë nën lëkurë
Zyrat ku mund të aplikohet pritet të shtohen, pasi Bashkia e Tiranës, Ministria e Brendshme dhe kompania e prodhimit të dokumenteve identifikuese Aleat, po hapin zyra të reja në të gjithë qytetin.
Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj tha gjatë vizitës të zyrat se, “Kemi filluar një proces që do të zgjasë gjatë gjithë kësaj jave, për hapjen e zyrave shtesë, në bashkëpunim me kompaninë që prodhon kartat e identitetit në gjithë Tiranën. Kjo e trefishon, në disa raste e katërfishon, kapacitetin tonë për të emetuar kartat dhe unë besoj se standardi që vendos Tirana, do të jetë një standard që do të ndiqet edhe nga bashkitë e tjera”.
Gjatë këtij viti, skadojnë 1.4 milionë karta identiteti, të cilat plotësojnë afatin 10 vjeçar të prodhimit.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto