Shtyhen thirrjet për grante të skemës “Smart&Green Future” në mbështetje të sipërmarrësve ekzistues dhe aspirantë - Business Magazine Albania

Shtyhen thirrjet për grante të skemës “Smart&Green Future” në mbështetje të sipërmarrësve ekzistues dhe aspirantë

Njësia e zbatimit të projektit ProSEEED 2.0 (projekt i financuar nga Republika Federale e Gjermanisë për Republikën e Shqipërisë, nën mbikëqyrjen e Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ)) njofton të gjitha bizneset ekzistuese dhe start-up për shtyrjen e afatit të aplikimit për grante nëpërmjet Skemës “Smart&Green Future” në mbështetje të sipërmarrësve aspirantë dhe ekzistues.

Projekti do të mundësojë për fituesit shpërndarjen e rreth 75 granteve në mbështetje të sipërmarrësve që synojnë të përmirësojnë proceset e tyre të biznesit duke integruar elemente të gjelbra dhe/ose digjitale. Grantet do të kalojnë përmes Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe do t’u shpërndahen sipërmarrësve te rinj dhe atyre ekzistues. Fushat kryesore që mbulon kjo skemë grantesh janë Teknologjia e Informacionit (TI), tekstilet, turizmi, zejtaria dhe agro-përpunimit, por jo vetëm.

Më poshtë përcaktohet afati i shtyrë për aplikim për grante nëpërmjet kësaj skeme:

Lançimi: 01.02.2024

Afati i fundit për aplikim: 15.03.2024

Shkarkoni dhe plotësoni dokumentacionin e mëposhtëm:

Dokumentacioni duhet të dorëzohet në një nga mënyrat e mëposhtme:

1) dorazi ose nëpërmjet shërbimeve postare private në adresën:

MINISTRIA E EKONOMISË, KULTURËS DHE INOVACIONIT

Rruga “Dëshmorët e 4 Shkurtit”, Tiranë

Për dijeni të: Njësia e Zbatimi të Projektit ProSEED 2.0

2) në formë elektronike në faqen www.meki.gov.al (kliko ketu);

3) nëpërmjet e-mailit në adresën: smart.green@meki.gov.al.

Afati i fundit për aplikim: 15.03.2024

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0