Shtrenjtohen produktet e konsumit të përditshëm

Shtrenjtohen produktet e konsumit të përditshëm


Së fundi, çmimet e produkteve të konsumit kanë shënuar rritjen më të madhe të gati dy viteve. Sipas të dhënave të INSTAT, indeksi i çmimeve të konsumit në qershor ishte 2,4 %. Një vitë më parë ky tregues ishte 2.2%.

Ushqimet dhe pijet joalkolike vazhdojnë të shënojnë rritjen më të madhe të çmimeve, duke bërë që familjet me të ardhura të mesme e të ulëta ta ndiejnë shumë më tepër shtrenjtimin e produkteve bazë. (Sipas të dhënave të INSTAT, familjet vazhdojnë të shpenzojnë gati gjysmën e buxhetit mujor për produkte bazë konsumi).

Lexoni: Rriten çmimet e ushqimit dhe ujit. Inflacioni 2.1% në shkurt

Nga “Ushqime dhe pije joalkoolike” u krijua më shumë se gjysma e inflacionit (+1,25 pikë përqindje).

Sipas të dhënave të INSTAT, tek të gjitha produktet e shërbimet ka patur inflacion (shtrenjtim) përjashtuar çmimet e shëndetit.

Ndryshimet vjetore të grupeve kryesore:

Krahasuar me muajin Qershor 2017, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Argëtim dhe kulturë” me 4,2 %, pasuar nga grupet “Veshje dhe këpucë” me 3,3 %, “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 3,2 %, “Transporti” me 3,1 %, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 2,9 %, “Pije alkoolike dhe duhan” me 1,6 %, “Hotele, kafene dhe restorante” me 0,9 %.

Brenda grupit të ushqimeve, çmimet e nëngrupit “zarzavate përfshirë patatet” u rritën me 22,6 %, pasuar nga nëngrupet “peshk” me 2,9 %, “vajra dhe yndyrna me 2,5 %, “fruta” me 0,9 %, etj.

Ndryshimet mujore të grupeve kryesore:

Krahasuar me muajin Maj 2018, ulja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Shëndeti” me 0,5 %, pasuar nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 0,3 %. Ndërsa, çmimet e grupit “Transporti” shënuan rritje 0,6 %, pasuar nga grupet “Veshje dhe këpuce” 0,5 %.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0