Shtohen kërkesat e përfaqësive të biznesit

Shtohen kërkesat e përfaqësive të biznesit


 Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë dhe Biznes Albania i kanë mbështetur bizneset gjatë këtyre ditëve, duke hartuar edhe një listë me propozime, të cilat do të lehtësonin situatën e tyre ekonomike në këtë moment të jashtëzakonshëm në të cilin ndodhen.

Propozimet që Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë dhe Biznes Albania i bëjnë ministrisë së Financave dhe Ekonomisë:

  1. Shtyrja e afatit të dorëzimit të pasqyrave financiare të vitit 2019, deklaratës së tatimit mbi fitimin, raportit të auditimit dhe njoftimin vjetor të transaksioneve të kontrolluara;
  2. Shtyrja e pagesës të të gjitha detyrimeve tatimore (TVSH, kontribute shoqërore, tatim fitimi, TAP etj) nga 3 deri në 6 muaj;
  3. Mos aplikimi i gjobave dhe kamatëvonesave për deklarimet dhe për pagesat e vonuara;
  4. Pezullim të aktiviteteve të mbyllura me vendim të qeverisë, në mënyrë që të mos paguajnë detyrimet fiskale;
  5. Shtyrja e afatit të pagesës së taksave lokale deri në 30 tetor;
  6. Përgjysmim në masën 50% të taksës vendore për godina që përdoren nga shoqëritë që kryejnë veprimtari tregtare, artizanale apo industriale;
  7. OSSHE dhe UKT të mos ushtrojnë presion për kryerjen e pagesave në kohë dhe të mos aplikojnë kamatëvonesa për pagesat e faturave të ujit dhe dritave deri ne 30 tetor;
  8. Shtyrje automatike e vlefshmërisë së çdo autorizimi, çertifikatë, apo leje që biznesi posedon nga 3 deri në 6 muaj;
  9. Karantinimi i detyrueshëm duhet të trajtohet si një sëmundje dhe duhet të paguhet nga Fondi i Sigurimit Shendëtsor;
  10. Në rast të bllokimit të aktivitetit, paga e punonjësve të mbulohet nga fondet e shtetit, pa qenë e nevojshme që ata të pushohen nga puna. Kjo do t’u garantonte jetesën në këtë moment të vështirë dhe mundësinë për të mos humbur vendin e punës;
  11. Duke marrë parasysh se kompanitë prodhuese, fason, call center etj punojnë me turne, 24 orë në ditë për 7 ditë në javë, të mos bllokohet veprimtaria, si edhe t’u jepet autorizim punonjësve që të mund të lëvizin drejt vendit të punës sipas turneve prej 6 apo 8 orësh në 24 orë;
  12. Të shihet mundësia që ndërmarrjet fason, të cilat hasin probleme lidhur me krizën globale, të ndihmohen nga shteti për të prodhuar maska dhe dizinfektantë për të mbuluar jo vetëm tregun shqiptar që po has vështrësi në furnizim, por edhe për të eksportuar në Evropë;
  13. Të krijohet një Protokoll, i cili të përmbajë direktivat që një kompani duhet të zbatojë, për të mos lejuar përhapjen e virusit COVID 19, por edhe zhvillimin e aktivitetit prodhues apo të shërbimit në prani të kushteve, të cilat u sigurojnë personave të cilët duhet të punojnë një nivel adeguat sigurie, duke mos cënuar edhe zhvillimin ekonomik të ndërmarrjeve dhe si rrjedhojë ekonominë shqiptare.
  14. Të sanksionohen spekulimet lidhur me çmimet e produkteve ushqimore, produktet farmaceutike, çmimet e maskave dhe dizinfektantëve, të cilët duhet të respektojnë çmimet e caktuara;
  15. Sigurimi i plotë i transportit të mallrave, në sektorin e prodhimit e të shërbimeve, për të mos penguar zhvillimin e tregtisë, por duke zbatuar normat e sigurisë;
  16. Mos pezullimi i punës në institucionet shtetërore që ofrojnë çertifikimin e produkteve ushqimore etj, mos pezullimi i punës në dogana, në mënyrë që të mos pengohet eksporti i produkteve vendase dhe shkëmbimet tregtare;
  17. Të ngrihen komitete pune për sektorët e prekur të përbërë nga ekspertë nga sektori publik dhe privat për të hartuar planin ekonomik të ndërhyrjes në këto sektorë, por edhe të zhvillimit të tyre ekonomik pos COVID-19;
  18. Të krijohen strumente financiare për ti suportuar bizneset edhe nga situatat që mund të krijohen pos COVID-19;
  19. Kompanitë e sigurimit të shohin mundësinë që të shtyhen afatet e pagesave të sigurimeve që kanë të bëjnë me automjetet, me shtëpitë, etj.
  20. I kërkojmë Bankës së Shqipërisë të negociojë me bankat e nivelit të dytë për shtyrjen e afatit për pagesat e kësteve të kredive, marrëveshjeve që kompanitë kanë me bankat dhe interesat deri në dhjetor 2020; dhe të eleminohet çdo penalitet lidhur me vonesat.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0