Shtetet me sipërmarrësit më të vendosur


Nëse jeni duke kërkuar për të filluar një biznes të ri, SHBA nuk është vendi më i mirë.

Pavarësisht se ajo është “shtëpia” për disa sipërmarrës ambiciozë, rezulton se SHBA është një nga vendet më të vështira për të filluar një biznes. Ju mund të keni fat më të mirë në Kanada, e cila ka një volum të ulët të bizneseve të reja, sipas një studimi të ri nga Expert Market.

Botswana, Malta dhe Timor-Leste janë tre vendet me sipërmarrësit më të vendosur. Individët që fillojnë një biznes në Botswana janë më të vendosurit, duke patur parasysh se të fillosh një biznes atje merr më shumë se 48 ditë pune ose më shumë se nëntë javë.

Nga Azerbajxhani në Afganistan, studimi i ri tregon gjithashtu edhe 15 vendet me mundësitë më të humbura. Sipërmarrësit në Kinë dhe Rusi, për shembull, kanë më shumë gjasa për të “kapur” mundësitë.

Për të gjetur se ku ju duhet të filloni sipërmarrjen tuaj të ardhshme, shikoni grafikun më poshtë:

shtetet-me-sipermarresit-me-te-vendosur-business-mag shtetet-me-sipermarresit-me-te-vendosur-business-mag shtetet-me-sipermarresit-me-te-vendosur-business-mag

Burimi: entrepreneur.com

 

Must watch
Business Mag Nr. #23 - Qershor 2020

Të gjitha planet tuaja për këtë vit, si individë apo sipërmarrës mund të jenë përmbysur. Mbërritja e Coronavirusit në Shqipëri paralizoi gjithçka, ashtu si kudo. Në mënyrë të papritur na vuri në kushte tërësisht të tjera pune, na shtoi pasigurinë e shqetësimin për të ardhmen.

Sipërmarrjet, kryesisht në fushën e IT u përshtatën më shpejt, duke angazhuar punonjësit nga shtëpia. Ato zhvilluan dhe më tej mundësitë për të punuar në distancë, ndërkohë që shumë kompani të tjera u mbyllën plotësisht.

Kjo është një periudhë sprove, për individin, drejtuesit dhe liderin. Kjo është lufta që po zhvillohet në spitale dhe fronti i parë i saj janë mjekë, infermierë e sanitarë. Historia e ekonomisë k a treguar se gjithmonë pas një situatë të vështirë ka një ringritje. Dhe ne besojmë se kështu do të jetë.

Deri atëhërë ajo çka na mbetet të bëjmë është respektimi i rregullave të kërkuara, marrja e përgjegjësive ndaj të tretëve për aq sa mundemi, e të interesohemi për të pamundurit, të ndajmë diçka për ta.

Solidariteti nuk ka munguar e nuk do të na mungojë as kësaj radhe. Ajo çfarë doli në pah krahas solidaritetit ishte varfëria: e shtetit, e kompanive dhe e vetë individëve.

Një ditë pas dërgimit të 30 bluzave të bardha në Itali, The Guardian na vlerësoi në artikullin e saj si zemërgjerë edhe pse Ky numër ishte planifikuar të botohej në Prill 2020, por procesi u shty për shkak të masave të ndërmarra si pasojë e shpërthimit të Covid-19. Edhe pse në kohë vështirësish, jemi …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale