Raporti i Konkurrueshmërisë për 2015-2016 i Forumi Ekonomik Botëror vlerëson 140 ekonomi të botës së zhvilluar në aspekte të ndryshme të inovacionit, duke përfshirë edhe cilësinë e institucioneve të kërkimeve shkencore dhe shpenzimet mbi kërkim-zhvillimin, për të dhënë një rankim global të tyre.
10 Shtetet më inovativë në botë janë:
Zvicra vjen e para si shteti më inovativ në botë, e ndjekur nga Finlanda, duke i ndërruar pozicionet nga raporti i vitit të kaluar. Pjesë e dhjetëshe-s më të mirë janë edhe Gjermania, Suedia, Hollanda dhe Danimarka ndër shtetet me shkallë të lartë inovacioni.
Japonia dhe Singapori janë përfaqësueset e Azisë, ndërsa Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmbyllin “top 10” e renditjes.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.