Qumështi pluhur “pushton” tregun, rriten me 15% importet për janar-prill - Business Magazine Albania

Qumështi pluhur “pushton” tregun, rriten me 15% importet për janar-prill

qumështit pluhur

Importet e qumështit pluhur për periudhën janar–prill 2025 shënuan rritje prej rreth 15% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, por mbeten dukshëm më të ulëta krahasuar me nivelet e viteve të mëparshme.

Sipas të dhënave nga Doganat, gjatë katër muajve të parë të vitit 2025 u importuan 200 mijë kg qumësht pluhur, nga 174,1 mijë kg në të njëjtën periudhë të vitit 2024. Rritja është e shpërndarë kryesisht në muajin mars dhe shkurt, ndërsa importet e muajit janar dhe prill mbeten ende nën nivelet e zakonshme.

Disa nga importuesit kryesorë janë kompani të njohura që kontribuojnë në furnizimin e këtij produkti. Disa nga kompanitë importuese sipas të dhënave të Doganave janë, SUPER MILK – SHPK; AGS – SHPK; AD SH-2014-SHPK; ELKA-SA VRISERA; ALTA GROUP-SHPK.

Kompanitë e importuan qumështin pluhur nga një sërë shtetesh, kryesisht të Bashkimit Europian, por edhe nga shtete të tjera jashtë tij: Holanda; Lituania; Çekia; Polonia; Ukraina; Franca; Gjermania; Irlanda; Suedia; Turqia dhe Greqia.

Pavarësisht kësaj rritjeje sezonale, tendenca në vitet e fundit tregoi një ulje të ndjeshme të importeve të qumështit pluhur në Shqipëri. Pas kulmit të arritur në vitin 2021, me mbi 1,59 mln kg të importuara, tregu vijoi të hyjë në një fazë tkurrje.

Në vitin 2022 importet ranë në 1,27 mln kg me rënie 20%. Në vitin 2023 importet zbritën më tej, duke arritur në sasinë e 1 mln kg apo rreth 21% më pak. Ndërsa në 2024, importet arritën në vetëm 757 mijë kg, niveli më i ulët i regjistruar që prej vitit 2018.

Lexo edhe: Kufizime të reja për këmbimin valutor, transaksionet mbi 1 milion lekë vetëm përmes bankave

Sipas Shoqatës së Industrisë së Përpunuesve të Qumështit, mbështetur në ligjin nr. 9441, datë 11.11.2005, “Për prodhimin, grumbullimin, përpunimin dhe tregtimin e qumështit dhe të produkteve me bazë qumështi” dhe vendimin nr. 434, datë 11.7.2018, “Për etiketimin e ushqimeve dhe informimin e konsumatorit”, qumështi pluhur nuk lejohet të përdoret në qumështin e zakonshëm për konsum masiv dhe në prodhimin e këtyre produkteve, si: kos; djath i bardhë; djath kaçkavall; salcë kosi apo gjizë. Të gjitha këto produkte, për të mbajtur këto emërtime, duhet të prodhohen vetëm me qumësht të freskët lope, deleje ose dhie, pa përzierje me qumësht pluhur.

Kur lejohet përdorimi i qumështit pluhur?

Ligji lejon përdorimin e qumështit pluhur vetëm në këto raste specifike industriale:

Në prodhimin e qumështit për foshnje, si zëvendësues i qumështit të gjirit. Në industrinë e ëmbëlsirave. Në prodhimin e pijeve me bazë qumështi. Në industrinë e çokollatës. Në prodhimin e akullores. Në prodhimin e bukës, për të përmirësuar aftësinë ujëlidhëse. Në produkte të përpunuara me bazë mishi.

Në të gjitha këto raste, është detyrim ligjor që përdorimi i qumështit pluhur të shënohet në etiketën e produktit. Nëse kjo nuk bëhet, prodhuesi mban përgjegjësi ligjore dhe penale./ D.Azo

Monitor

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0