Shtëpia e Kadaresë në Tiranë së shpejti do të kthehet në muze - Business Magazine Albania

Shtëpia e Kadaresë në Tiranë së shpejti do të kthehet në muze


Shkruar nga Vizit Tirana

Një ndër lajmet më të mira në ditën e lindjes së shkrimtarit të madh Ismail Kadare është dhe nisja për restaurimin dhe rikonceptimin e apartamentit ku ka jetuar Kadare në Tiranë. Këtë lajm e ka dhënë kryebashkiaku Veliaj në vizitën e tij për inspektimin e punimeve.

Apartamenti që ndodhet në rrugën e Dibrës së shpejti do të shpluhuroset dhe do të kthehet në muze. Arkitektja italiane Elisabetta Terragni do të meret me projektin e rijetëzimit të banesës së Kaderesë, pas punës së shkëlqyer dhe me Muzeun e Gjetheve në Tiranë.

Së shpejti jo vetëm adhuruesit e shkrimtarit Kadare, por edhe turistë nga e gjithë bota do të kenë mundësi të vizitojnë shtëpinë ku ka jetuar Kadare në vitet e komunizmit.

Lexo: Çfarë të bëni në një ditë me shi në Tiranë?

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0