Shqiptarja Nensi Dojaka fiton çmimin më prestigjioz të modës - Business Magazine Albania

Shqiptarja Nensi Dojaka fiton çmimin më prestigjioz të modës

Stilistja shqiptare, Nensi Dojaka, është shpallur fituesja e edicionit 2021 të çmimit “LVMH” për “Dizajnerët e Rinj”.

Ky çmim ju dha stilistes të martën e 7 shtatorit. Ajo kryesoi mes 1 mijë e 900 aplikantëve nga 110 vende të botës. Çmimi përfshin një grant prej 300 mijë euro dhe një vit trajnim nga ekspertët e gjigantit luksoz LVMH Mowt Hennessy Louis Vuitton.

Çmimi “LVMH”, i cili u themelua në 2014-n, ka si qëllim të sigurojë talente të rinj nga e gjithë bota, me financime dhe lidhje të brendshme. Për stilistët e rinj të modës, që përpiqen të bëjnë karrierë në industri, të dyja janë të paçmueshme.

Fituesit e mëparshëm janë: Thebe Magugu, Marine Serre dhe Grace Wales Bonner. Viti i kaluar ishte një përjashtim. Finalja u anulua për shkak të pandemisë dhe të tetë finalistët, përfshirë Peter Do, Chopova Lowena dhe Tomo Koizumi, ndanë mes tyre paratë e çmimit të madh.

Me origjinë nga Shqipëria dhe me banim në Londër, Dojaka u diplomua në Central Saint Martins dhe filloi brandin e saj me të njëjtin emër në vitin 2017.

Ajo bëri emër në skenën e modës në Londër vitin e kaluar, përmes Fashion East – organizatë e përkushtuar për të ushqyer talente të reja të modës, duke u dhënë mundësi dizajnerëve për të organizuar një shfaqje në “Javën e Modës” në Londër.

Që nga kjo kohë, Dojaka u bë e njohur për veshjet e saj me rrip të hollë si spageti, frymëzuar nga vitet ‘90 dhe pjesët e endura të ndërtuara me kujdes.  Emra të tjerë të nominuar për çmimin e këtij viti ishin: Bianca Saunders, Charles de Vilmorin, Christopher John Rogers, Conner Ives, KidSuper nga Colm Dillane, Kika Vargas, Lukhanyo Mdingi dhe Rui nga Rui Zhou.

Dillane, Zhou dhe Mdingi u vlerësuan me Çmimin Karl Lagerfeld, secili fitoi një grant prej 150 mijë euro dhe një trajnim njëvjeçar. Dojaka u zgjodh nga juria e drejtuesve të industrisë, përfshirë Marc Jacobs, Maria Grazia Chiuri të Dior, Kim Jones të Fendi, Virgil Abloh të Louis Vuitton, Stella Mçartney dhe Jonathan Anderson të Loewe.

Një nga yjet më të famshëm, Bella Hadid, zgjodhi stilisten Nensi Dojaka në daljen e saj në “MTV Video Music Awards” 2020.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0