Shqiptari tregon sekretin e patateve të skuqura më të famshme në Bruksel - Business Magazine Albania

Shqiptari tregon sekretin e patateve të skuqura më të famshme në Bruksel

patateve të skuqura

Një shqiptar nga Kosova me vite i ushqen belgët me patatet e skuqura të famshme të Belgjikës.

Për belgët, patatet e skuqura janë të shenjta, diçka me të cilën nuk duhet të ngatërroheni. Ju mund të mendoni: çfarë mund të shkojë keq kur skuqen patatet? Mjaft gjëra. Së pari: mos i quani atë “French Fries”, të paktën jo kur jeni në Belgjikë. Pastaj, ekziston varieteti i duhur i patates dhe sekreti i veçantë që ju nevojitet për të skuqur patatet. Për të mos harruar metodën e veçantë të gatimit duke i skuqur dy herë dhe salcat e ndryshme për të zgjedhur. Pra, edhe nëse patatet e skuqura duken të jenë një pjatë e thjeshtë në pamje të parë, ka ende disa sekrete për të zbuluar.

Kemal Vuciterna, i cili drejton një nga dyqanet më të vjetra të patateve të skuqura në kryeqytetin Bruksel për 33 vjet, tregoi se sekreti i patateve të mira të skuqura qëndron në llojin e patates, vajin e përdorur dhe teknikën e gatimit.

Dyqani i tij “Friture Pitta de la Chapelle” gjendet pranë Kishës historike Notre Dame në zonën turistike të Brukselit Sablon.

I lindur në qytetin e Prizrenit, ai ka jetuar në Kosovë deri në moshën 15-vjeçare, ndërsa në vitin 1980 ka ardhur në Bruksel, ku ka filluar historia e tij tek dyqani për patate të skuqura, të cilin xhaxhai i tij e kishte hapur para 47 viteve.

“Shkollën fillore e kam kryer në Kosovë. Kam mësuar turqisht. Pastaj në moshën 15-vjeçare erdha këtu te xhaxhai im. Kur erdha këtu, xhaxhai im punonte me një grek. Këtu mësova tre vite. Pastaj fillova të punoj këtu. Kur nuk kisha shkollë, vija këtu për të punuar. Historia ime filloi këtu. Unë nuk di gjë tjetër”, u shpreh ai.

Lexoni: Suksesi i startup-ve varet nga këto rregulla

Sekreti i patates së skuqur më të mirë në Bruksel

Kemal Vuciterna dha recetën se si të bëhen patate të skuqura të mira që duken si të thjeshta. Ai theksoi se është i rëndësishëm lloji i patates, vaji i përdorur dhe teknika e gatimit për patate të skuqura të mirë, duke treguar se pse patatet e skuqura të Belgjikës janë të famshme:

“E para, lloji i patates. Kësaj i thonë Bintje. Është patatja më e mirë për të bërë patate të skuqura. Këtu kultivohet. Kultivohet edhe në Hollandë, Luksemburg. Patatet e skuqura më të mira bëhen nga këto. Përdorim vaj misri. Me atë bëhet mirë patatja. Ndonjëherë kur unë i përgatit i shtoj vaj ulliri. Shtoj prej asaj me kualitet. I jep shije pikante”.

Pas llojit të patates dhe vajit që përdoret, Vuciterna foli edhe për teknikën e skuqjes. Ai tha se përdor patate të freskëta dhe jo të ngrira.

“Patatja skuqet dy herë. Herën e parë e skuqim pak. Bëhet gjysmë i pjekur. Në skuqjen e parë zbutet. E nxjerrim pasi të jetë gjysmë e skuqur në 125 gradë. Pasi i nxjerrim të pushojnë. Kur vijnë klientët, hedhim një ose dy pako. Atëherë nxehtësia është më e madhe. Mund të jetë prej 170 deri në 173 gradë,” tha Vuciterna.

Lexoni: 8 gjërat që McDonald’s mund t’ju mësojë rreth suksesit në biznes

Për një patate të skuqur të mirë, sipas tij, është e rëndësishme edhe si pritet patatja dhe se sa milimetra e trashë duhet të jetë.

“Duhet të jetë 12 milimetra e trashë. Pasi të skuqen, kur ua japim klientëve, mbeten 7-10 minuta të nxehta. Jashtë bëhet krokante, brenda e butë. E shijoni pataten”, tha Vuciterna.

Kemali punon çdo ditë nga 12 orë, ndërsa pushimet verore i kalon në Kosovë. Ai nuk dëshiron t’i ndërpresë lidhjet me Kosovën ku vëllezërit e tij jetojnë, ndërsa gjithashtu dëshiron të mbrojë gjuhën dhe kulturën.

Edhe pse asnjëherë nuk ka jetuar në Turqi, ai e flet mirë turqishten.

“Ne në familje flasim edhe shqip, edhe turqisht”, thotë ai.

Pasi të dalë në pension, ai planifikon të vendoset në Kosovë.

“Gjatë gjithë jetës kam punuar që të bëj një shtëpi të vogël, që edhe fëmijët e mi të vendosen andej. Më merr malli shumë për vendin tim. E dua shumë atdheun tim”, theksoi Vuciterna.

Në videon më poshtë, ndër të tjera, mund të ndiqni Sadife dhe Kemal Vuciterna në dyqanin e tyre ‘Friture de la Chapelle Belgian’ në Bruksel, Belgjikë.

/AA & DW Food

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0